Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si do t’i presë turistët Greqia?

2021/05/13 at 8:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si do t’i presë turistët Greqia?

Greqia ka nisur fushatën e saj për turizmin ende pa u hapur zyrtarisht për shkak të situatës së pandemisë. Ministri i Turizmit, Haris Theoharis, prezantoi disa prej pikave kryesore të planit të qeverisë për rihapjen që pritet të bëhet të premten ku do të mirëpriten turistët e huaj në vend. Për këtë ngjarje është organizuar një event në një resort në Attica.

Sipas ministrit grek të gjithë udhëtarët në Greqi duhet që të plotësojnë një Formular Vendndodhje të Udhëtarit, ku do të tregojnë me detaje se ku do të qëndrojnë, sa gjatë do të pushojnë dhe do të duhet që të tregojnë certifikatën e vaksinës antiCovid, ose testin negativ PCR, ose një dokument zyrtar që dëshmon se pasagjeri e ka kaluar virusin.

Theoharis tha se do të ngrihet një sistem për të bërë teste Covid në destinacione të ndryshme turistike. Qeveria nga ana tjetër do të përdorë me qira hotele për t’i përdorur më vonë si stacione karantine nëse do të ketë shpërthime të virusit. Ai u shpreh se do të dalin protokolle sigurie për muzetë, operatorët e autobusëve turistikë, kompanitë e jahteve dhe bizneset e lidhura me turizmin.

“Sfida këtë vit nuk është që të promovojmë atraksionet natyrore të vendit, por sigurinë”, tha Theoharis.

Çështja e turizmit është në fokusin kryesor të vendeve që ofrojnë për turistët pushime gjatë verës. Ndër to është edhe Shqipëria. Qeveria jonë ka miratuar një fond për promovimin e turizmit shqiptar këtë vit.

Qeveria ka menduar që të ofrojë para që të mbështesë promovimin e turizmit duke e promovuar Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare post Covid-19 si një destinacion mikëpritës dhe Covid-free.

Ndryshe nga një vit më parë sezoni turistik shqiptar, këtë vit pritet të ketë zhvillim për shkak të lehtësimit nga pandemia. Sipas autoriteteve shëndetësore situata e përmirësuar e Covid ka ardhur si rezultat i imunizimit natyror dhe vaksinimit të popullsisë./ Burimi: Tv Klan

Etiketa: greqituristet

Ju sugjerojmë

Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Derbi përfundon në paqe, Teuta më pranë titullit

Derbi përfundon në paqe, Teuta më pranë titullit

Francë/ 131 qytetarë humbin jetën nga COVID-19

Francë/ 131 qytetarë humbin jetën nga COVID-19

TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
4 Qershor, 2025

Dashi Diçka që i the një kolegu ka të ngjarë të të kthehet kundër sot. Tani ky person po hakmerret...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com