Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si do e gjurmojnë ekspertët në Kinë origjinën e COVID-19?

2021/01/29 at 7:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si do e gjurmojnë ekspertët në Kinë origjinën e COVID-19?

Një ekip studiuesish i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dalë nga hoteli i tyre për herë të parë që nga mbërritja në qytetin Wuhan të Kinës,, për të filluar kërkimin e të dhënave për origjinën e pandemisë COVID-19.


Vizita është e mbuluar me fshehtësi: OBSH-ja shkroi në Twitter të enjten disa detaje se çfarë do të bëjë, por nuk dihet se sa do t’u japë Kina studiuesve qasje në vendet që duan t’i vizitojnë dhe njerëzit me të cilët duan të flasin.

Pse është ky ekip në Kinë?

Shkencëtarët shpresojnë që informacionet mbi rastet më të hershme të njohura të koronavirusit të ri – i cili u identifikua për herë të parë në Wuhan – do t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë se nga erdhi, dhe të parandalojë pandemitë e ngjashme në të ardhmen.

Studiuesit në të gjithë botën janë shumë të interesuar që të kenë qasje te mostrat e para të marra nga marketi i ushqimeve të detit, Huanan, ku për herë të parë shpërtheu virusi.

Studiuesit, po ashtu, janë shumë të interesuar që të kenë qasje në të dhënat e spitalit në Wuhan.

Në disa postime në rrjete sociale, OBSH-ja tha se ekipi do të takohej me shkencëtarët kinezë të premten para se të fillonte vizitat në Wuhan dhe rrethinë. OBSH-ja tha se ekipi planifikon që t’i vizitojë spitalet, laboratorët dhe tregjet, duke përfshirë Institutin e Virologjisë në Wuhan, tregun Huanan dhe laboratorin e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, po ashtu në Vuhan.

OBSH-ja tha se ekipi do të flasë me stafin që u përball me rastet e para të prekura nga COVID-19 si dhe me disa nga pacientët e parë. Një laborator në Institutin e Virologjisë në Vuhan, që u ndërtua pas pandemisë së njohur si “SARS” në vitin 2003, mban një arkiv të gjerë të sekuencave gjenetike të koronavirusëve të lakuriqëve.

Zyrtarët amerikanë të administratës së mëparshme të drejtuar nga ish-presidenti Donald Trump, pretenduan pa ofruar prova se virusi mund të kishte dalë nga ky institut.

Ekspertët thonë se nuk kishte gjasa që koronavirusi i ri të kishte dalë nga laboratori në Wuhan dhe shumica dërmuese thonë që analiza e gjenomit të ri të koronavirusit përjashton mundësinë që ai të ishte krijuar nga njerëzit.

Tregu dhe vendet e tjera ku rastet e hershme u shfaqën, mbeten të rëndësishme sepse virusi zhvillohet vazhdimisht, siç tregojnë variantet e reja të identifikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Çfarë shpresojnë të kuptojnë hulumtuesit?

Wuhan është vendi ku rastet me COVID-19 u zbuluan për herë të parë, por është shumë e mundur që virusi të ketë ardhur nga dikur tjetër në këtë qytet të madh industrial, me 11 milionë banorë.

Renditja gjenetike tregon se koronavirusi i ri ka filluar në lakuriqët e natës dhe ka të ngjarë të kishte kaluar në një kafshë tjetër para se t’i infektonte njerëzit.

Virusi më i afërt që është i njohur më atë që e shkakton COVID-19 është gjetur në lakuriqët e natës në një minierë gati 1.600 kilometra në jugperëndim të Wuhanit, afër kufirit të Kinës me Laosin, Mianmarin dhe Vietnamin. Agjencia e lajmeve Associated Press nuk u lejua që ta vizitojë këtë minierë.

Njerëzit filluan të sëmureshin në Wuhan në muajin dhjetor të vitit 2019 dhe shumë prej tyre kishin lidhje me tregun e produkteve të detit.

Shkencëtarët fillimisht dyshuan se virusi vinte nga kafshët e egra të shitura në treg, duke e shtyrë Kinën të mbyllte tregtinë me kafshët e botës së egër.

Por, hulumtimet e mëvonshme të rasteve të para të infektuara e sfiduan seriozisht këtë teori. Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se mostrat e marra nga tregu, treguan se kishte të ngjarë se virusi ishte përhapur, por jo në vendin ku u shfaq.

Suksesi dhe besueshmëria e ekipit të OBSH-së për të çuar më tej të vërtetën e COVID-19 mund të varet pjesërisht nga qasja në ato mostra. Studimi i gjeneve të rasteve të më hershme në Vuhan mund të sigurojë të dhëna se si kalonte virusi nga lakuriqët e natës te njerëzit dhe nëse ishte përmes një gjitari tjetër, duke përfshirë disa lloj minjsh.

Me çfarë pengesa përballet ekipi?

Pikëpyetja më e madhe është ajo nëse Kina do t’u lejojë studiuesve të shohin dhe të bëjnë ato për të cilat kanë nevojë. Partia Komuniste në pushtet është e shqetësuar se kërkimi mund të hedhë dritë mbi trajtimin e virusit e që mund të krijojë hapësirë për kritika ndërkombëtare – dhe madje edhe kërkesat për kompensim financiar nëse zbulohet se ka qenë neglizhencë në menaxhim.

Kina ka shuar raporte të pavarura për shpërthimin e virusit në këtë shtet si dhe ka publikuar pak informacion mbi hulumtimet e saj për origjinën e virusit.

Një hetim i agjencisë së lajmeve AP, zbuloi se qeveria kineze ka kontrolluar në mënyrë rigoroze të gjitha kërkimet e lidhura me COVID-19, dhe ua ka ndaluar studiuesve të flasin për media.

Një tjetër hetim i AP-së zbuloi se zyrtarët e OBSH-së ankoheshin privatisht se Kina kishte penguar shpërndarjen e informacioneve kritike në lidhje me shpërthimin, duke përfshirë sekuencën gjenetike të virusit të ri, edhe kur agjencia shëndetësore e OKB-së lavdëroi publikisht Kinën për atë që e quajti një përgjigje të shpejtë.

Kina, e tronditur nga akuzat se e lejoi përhapjen e sëmundjes, ka sugjeruar që virusi mund të ketë ardhur nga jashtë. Një zëdhënës i qeverisë ka thënë se gjurmimi i origjinës do të kërkojë punë përtej kufijve të Kinës, duke përfshirë edhe habitatet e lakuriqëve në vendet e Azisë Juglindore. Një ekspert në ekipin e OBSH-së ka sugjeruar të njëjtën gjë dhe kjo është një mundësi që studiuesit po e hulumtojnë.

Kur do t’i kuptojmë përgjigjet?

Kërkimi për origjinën e COVID-19 ka të ngjarë të zgjasë me vite. U desh më shumë se një dekadë për të gjetur origjinën e SARS-it dhe origjina e Ebolas, e identifikuar për herë të parë në vitet 1970, mbetet e panjohur. Por, nëse dihet se nga erdhi virusi, mund të ndihmojë në parandalimin e shpërthimeve të viruseve në të ardhmen që kalojnë te njerëzit nga kafshët e egra./ REL

Etiketa: covid-19ekspertethetimkineobsh


Ju sugjerojmë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…
Kronikë

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…

11 Nëntor, 2025 2:07 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryesore

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

11 Nëntor, 2025 1:59 pm
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza e Liban me “grusht të hekurt”

11 Nëntor, 2025 12:33 pm
Siria rihap ambasadën në Uashington
Bota

Siria rihap ambasadën në Uashington

11 Nëntor, 2025 11:26 am
U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
Kronikë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

11 Nëntor, 2025 10:29 am
Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Para
COVID-19/ Çfarë tregon studimi izraelit për vaksinën Pfizer-BionTech?

COVID-19/ Çfarë tregon studimi izraelit për vaksinën Pfizer-BionTech?

Korçë/ Gjendet i pajetë një 64 vjeçar

Korçë/ Gjendet i pajetë një 64 vjeçar

U la jashtë listës së zgjedhjeve, Osmani: Kurti do të jetë Kryeministër

U la jashtë listës së zgjedhjeve, Osmani: Kurti do të jetë Kryeministër
















TE FUNDIT

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
11 Nëntor, 2025

Mediat greke kanë zbuluar se trupi i gjetur i djegur brenda një makine të shkrumbuar në zonën e Skuaorës, në...

Lexo më shumë

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
11 Nëntor, 2025

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, tha se Policia e Shtetit e ka të pamundur të shmangë vrasjet tragjike si ato...

Lexo më shumë

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…

Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, por…
11 Nëntor, 2025

Elton Kila, i njohur ndryshe si Ot Kila, është i thirrur në seancën për “Plumbin e Artë” në Gjykatën e...

Lexo më shumë

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
11 Nëntor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përjashtimit të kryedemokratit, Sali Berisha me 10 ditë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com