Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si dështuan institucionet në verifikimin e gjyqtarit që vuloste vetingun

2020/05/21 at 5:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si dështuan institucionet në verifikimin e gjyqtarit që vuloste vetingun

Tre vjet pas zgjedhjes si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate të mërkurën, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve gjatë aplikimit të tij për postin e lartë në sistemin e ri të drejtësisë.


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK deklaroi se Daci kishte paraqitur të dhëna të rreme, duke mbajtur të fshehtë masën disiplinore të “largimit nga detyra” në vitin 1997 –penalizim që do të duhej ta skualifikonte atë nga gara për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimit në vitin 2017, fillimisht në institucionin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin Ad Hoc të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se zgjedhja e Luan Dacit në kundërshtim me kriteret formale në Kolegjin e Apelimit u bë vetëm një vit pasi atij iu refuzua një kërkesë për t’u emëruar në Gjykatën e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Arsyeja e refuzimit ishte shkarkimi nga detyra në vitin 1997, i diskutuar në një mbledhje me pjesmarrjen e gjerë të anëtarëve të KLD-së, ish-presidentit Nishani dhe përfaqësuesve të misionit Euralius dhe OSBE-së.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se në vitin 2017, Daci aplikoi për një post në secilin prej 3 institucioneve të vetingut, duke zhdukur nga CV-ja e tij periudhën e punës si gjyqtar në Tiranë. Në njërin prej formularëve, Daci mohoi gjithashtu të kishte qenë subjekt i ndonjë masë disiplinore.

Gjyqtari Luan Daci refuzoi të komentonte akuzat e ngritura nga SPAK në një bisedë telefonike me BIRN, duke thënë se shpjegimet do t’i jepte para gjykatës kompetente.  “Pasi të jem njohur me materialin, do të jem shumë i hapur për gjithçka,” tha shkurtimisht ai.

Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk iu përgjigjën kërkesës për koment të BIRN për dështimin në verifikimin e së shkuarës profesionale të gjyqtarit Luan Daci deri në publikimin e këtij shkrimi. Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ktheu përgjigje lidhur me hapat që do të ndjekë më tek.

Denoncuesi në SPAK i “falsifikimit” të dyshuar të Dacit, ish-prokurori Besnik Cani i tha BIRN se si prokuror prej 20 vitesh, kallëzimi ishte detyrë e tij.

“Një falsifikator nuk mund të jetë gjyqtar e aq më shumë të gjykojë gjyqtarët dhe prokurorët,” tha Cani, ndërsa shtoi se kishte besim që hetimi i SPAK do të dilte me sukses.

Refuzimi i Dacit në KLD

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në dekadën e parë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Luan Daci ka punuar për 3 vjet si nëngjyqtar dhe gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Por karriera e shkurtër në drejtësi u mbyll me një vendim shkarkimi të datës 24 dhjetor 1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi nuk shpjegon arsyet e procedimit disiplinor ndaj Dacit, por përfundimin e tij me largim të menjëhershëm nga detyra. Motivacioni është “shkelja e ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Pas largimit nga detyra si gjyqtar, Daci punësoi për vite me radhë si avokat. Në vitin 2016, ai aplikoi për t’u rikthyer sërish në gjyqësor për njërin nga pesë vendet vakante të shpallura asokohe nga Gjykata e Tiranës.

Sipas një procesverbali të mbledhjes së 18 nëntorit 2016, Daci shpjegonte se kishte punuar si ndihmës gjyqtar, gjyqtar dhe nënkryetar deri më 24 dhjetor 1997, kur sipas tij e larguan për “shkaqe të qarta politike”. Daci pretendonte gjithashtu se ishte bërë pjesë e spastrimit së bashku me 80 gjyqtarë, 300 prokurorë dhe oficerë policie që ishin emëruar në këto institucione pas 22 marsit të vitit 1992.

Shpjegimet e Dacit nuk kanë qenë bindëse për KLD-në. Në procesverbal evidentohet se ish-anëtari i KLD-së, Gerd Hoxha i paraqiti presidentit Bujar Nishani, asokohe kryetar i KLD-së një raport shqyrtimi të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën e Tiranës. Hoxha shpjegonte se ishin skualifikuar vetëm dy kandidatë, mes të cilëve edhe Luan Daci, pasi ndaj tij kishte një vendim të mëparshëm shkarkimi nga detyra.

Procesverbali tregon se në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të KLD-së ishin të pranishëm edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, përfshi nga misioni EURALIUS dhe OSBE.

Dështimi i verifikimit

Kandidatët për institucionet e vetingut kaluan përmes tre filtrave të verifikimit, përpara votimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Institucioni i Avokatit të Popullit verifikoi plotësimin e kritereve formale, duke ia kaluar më pas listën Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që kishte të drejtën të jepte rekomandime negative ose pozitive për kandidatët.

Filtri i tretë ishte Kuvendi i Shqipërisë, ku u ngritën 3 komisione Ad Hoc për shqyrtimin e kandidaturave dhe përgatitjen e listës për votim. Asnjëri prej tyre nuk arriti të verifikonte largimin nga detyra të Luan Dacit në vitin 1997.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se dosja e aplikimit të kandidatit Luan Daci u dorëzua në Kuvend më 3 mars 2017 nga Avokati i Popullit. Sipas dokumentacionit të aplikimit, Daci ka shprehur interes për të gjitha pozicionet në institucionet e rivlerësimit.

Në kërkesën që Daci ka dorëzuar pranë Avokatit të Popullit, ai ka pretenduar se ndaj tij “nuk është marrë asnjë masë disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit”.

Daci ka shpjeguar gjithashtu se pas diplomimit me rezultate të mira, ka ushtruar profesionin e avokatit. Ai nuk e ka përmendur periudhën kur ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 1997. Puna si gjyqtar nuk ndodhej as në CV-në e dorëzuar prej tij.

Në maj dhe qershor 2017, Daci kaloi edhe filtrin e fundit të Komisionit Ad Hoc me 6 anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit. Komisioni përbëhej nga deputetët Vasilika Hysi, Eduard Halimi, Flamur Noka, Vangjel Tavo dhe Albana Vokshi.

Gjatë intervistës, deputeti Ervin Bushati e ka pyetur gjyqtarin Luan Daci se çfarë pune kishte kryer para vitit 2000, kur kishte nisur karrierën e avokatit. Daci është përgjigjur se ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Bushati dhe kryetarja e Komisionit, Vasilika Hysi kanë evidentuar faktin se kjo përvojë nuk gjendej e pasqyruar në kërkesat e dorëzuara prej Dacit. Pas këmbënguljes së deputetes Hysi, Daci jo vetëm që nuk e ka përmendur largimin nga KLD, por ka pretenduar se është larguar me dorëheqje.

“Unë kam ikur me dorëheqeje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim,” ka deklaruar Daci pas pyetjeve insistuese të Hysit se përse ishte larguar në vitin 1997 nga sistemi i drejtësisë.

Anëtarët e Komisionit e kanë marrë për të mirëqenë pohimin e Dacit, ndërsa deputeti demokrat, Flamur Noka i kërkoi atij që të përditësonte CV-në, nëse mundej dhe ta dorëzonte të plotë. / BIRN



Ju sugjerojmë

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Para
SHBA i kthen nderin Rusisë, dërgon avionin ushtarak me ndihma

SHBA i kthen nderin Rusisë, dërgon avionin ushtarak me ndihma

Berisha publikon pamjet, policët me uniformë tapë me raki ja marrin këngës

Berisha publikon pamjet, policët me uniformë tapë me raki ja marrin këngës

Del udhëzuesi me rregullat e reja për hapjen e çerdheve dhe kopshteve

Del udhëzuesi me rregullat e reja për hapjen e çerdheve dhe kopshteve
















TE FUNDIT

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
5 Korrik, 2026

Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve në Fier. Ndërkohë,...

Lexo më shumë

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
5 Korrik, 2026

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh...

Lexo më shumë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}