Bota

SHBA i kthen nderin Rusisë, dërgon avionin ushtarak me ndihma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 21/05/20 |
el ida

Një avion ushtarak amerikan që transporton ventilatorë, ka mbërritur në Moskë, për të ndihmuar Rusinë në betejën e saj kundër shpërthimit të koronavirusit.

“Sapo mbërriti aeroplani amerikan me ndihmë humanitare nga Shtetet e Bashkuara për Rusinë. Në kohë krize, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar jetë”, tha Rebecca Ross, një zëdhënëse në Ambasadën e SHBA-së në Moskë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se një dërgesë tjetër e ventilatorëve amerikanë pritet të arrijë javën e ardhshme.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara tha se dërgesa është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të siguruar furnizime “për njerëzit në nevojë në të gjithë botën”.

Aktualisht, pas SHBA-së, Rusia është vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve me koronavirus. Deri më tani në vend janë konfirmuar 317.554 raste me koronavirus, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 3,009.

Në muajin prill edhe Rusia dërgoi ventilatorë në Shtetet e Bashkuara pasi shumë qytete, përfshirë Nju Jorkun, u përballën me mungesë të këtyre pajisjeve./Opinion.al

Pas