Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si bëhesh milioner me tregtinë e karburanteve në Shqipëri

2015/12/14 at 6:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Si bëhesh milioner me tregtinë e karburanteve në Shqipëri

Nafta: pse ka kaq shume hyrje-dalje, falimente, evazion nga ky treg


Construction & Petrol, katërfishoi aktivitetin e saj në 2013-n, duke arritur një xhiro prej 8.7 miliardë lekësh, ra 5% në 2014-n, për t’u “zhdukur” fare nga tregu në 2015…

Nëse ka një sektor që ka lëvizje të mëdha, me mbyllje të kompanive, apo rritje stratosferike të tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore, ky është tregtimi i naftës. 2014-a ka shënuar një numër rekord kompanish (një pjesë të krijuara në tetor 2013), që janë rritur ndjeshëm. Pas daljes nga tregu të Taçi Oil në mesin e 2013-s dhe më pas të IT Oil, operatorë të rinj, të krijuar në fund të 2013-s, kanë rritur me shpejtësi aktivitetin. Të tjerë janë në vështirësi dhe kanë “braktisur” kompaninë, duke lënë me gisht në gojë kreditorët.
Luigj Aliaj i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, pohon se tregu i naftës ka luhatje shumë të mëdha, duke qenë dhe sektori që ka më shumë falimentime. “Çdo vit falimentojnë 2-3 kompani”, pohon ai.
Nga ana tjetër, ka shumë sipërmarrje, që hyjnë në treg, ndërkohë që mungon kontrolli dhe informaliteti është shumë i lartë. Mund të ndodhë që një operator të hyjë në treg, të xhirojë deri në 10 milionë dollarë dhe të dalë vitin tjetër, duke shkarkuar kështu një pjesë të xhiros së pafaturuar të një kompanie tjetër, një formë e përdorur rëndom evazioni më se një dekadë më parë, por që duket se është rikthyer sërish në modë. Edhe Autoriteti i Konkurrencës e ka pohuar këtë prirje të luhatshmërisë së madhe të tregut në një hetim për tregun e karburanteve, duke kërkuar “ndërtimin e instrumenteve për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e shpeshta brenda vitit financiar të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve, të cilët gjenerojnë konkurrencë të pandershme”. Të njëjtin mendim ka dhe Aliaj, i cili thotë se duhet të rregullohet tregu, që kompanitë të mos hyjnë e dalin si të duan, por të ketë kritere të larta.
Aliaj thotë se mjafton që një sipërmarrje të blejë disa bote me naftë dhe xhiron shuma të larta. Sipas një pike të ligjit për hidrokarburet, kompanitë duhet të mbajnë rezerva 90 ditë kalendarike, çka përbën një kosto të madhe, por firmat e vogla nuk e zbatojnë këtë dhe e mbyllin vitin tjetër, kur duhet të rregullojnë rezervat.
Në total, tregu vlerësohet se xhiron 400-500 milionë euro, por nafta blihet e shitet shumë herë, duke rritur artificialisht volumin e tregut dhe xhiron e kompanive. Për vitin 2014, xhiro e 21 kompanive në listën e 200 më të mëdhenjve u rrit me 18%, ndërsa importet e karburanteve për këtë vit ishin 482 mijë tonë, rreth 5% më të larta se një vit më parë. Nga natyra, sipërmarrjet e naftës qarkullojnë volume të mëdha, që realisht nuk kanë ndonjë ndikim të madh në ekonomi. Kompanitë e naftës karakterizohen nga norma të ulëta fitimi dhe kanë një numër të vogël të punësuarish, dy elemente që janë parësore për të parë ndikimin e një kompanie në ekonominë reale të një vendi.
Në renditjen e kompanive më të mëdha sips xhiros për 2014-n, Monitor ka listuar dhe kompanitë kryesore të naftës, disa të qëndrueshme prej dekadash dhe të tjera të luhatshme nga viti në vit.
Kastrati SHA është kompania e dytë më e madhe në vend, sipas xhiros, duke i rritur të ardhurat me 5% në rreth 67 miliardë lekë në 2014-n, një kompani kjo e qëndrueshme në treg prej vitesh.
Europetrol Durrës Albania (tregtuesi i markës Eida) vijon të mbetet në listën e 10 të mëdhenjve. Ndërsa dikur ishte në të njëjtat nivele me Kastratin, treguesi i naftës ka parë një rënie të vazhdueshme të të ardhurave vitet e fundit. Në 2014-n, xhiro vjetore ishte 19.6 miliardë lekë, me një rënie prej 13%.
Everest Oil SHA është një hyrje e re e dy viteve të fundit, që është ngjitur me shpejtësi në renditje. Kompania është krijuar në mesin e vitit 2012, për të arritur të ardhura prej 16 miliardë lekësh në 2013-n, duke u pozicionuar atë vit direkt në vendin e dhjetë. Në 2014-n, zgjerimi vazhdoi, ndonëse me ritme më të ulëta, duke arritur në 18.9 miliardë lekë (rritje 16%). Everest tregton me shumicë naftën nga depozitat e Petrolifera, ndërsa nuk ka një rrjet të vetin të tregtimit me pakicë.
RDA Petrol është një kompani e krijuar në vitin 2013, që ka arritur të ketë një xhiro prej 5.5 miliardë lekësh në 2014-n, me një rritje vjetore prej 82%, duke siguruar vendin e 38. Sipërmarrja e ka qendrën në Fier. Sipas burimeve të saj, ajo tregton dhe shpërndan me shumicë naftën e importuar nga ENI AGIP, por edhe produktin vendas të Rafinerisë ARMO. Për këtë qëllim, ajo zotëron filiale të tregtimit me shumicë në Vlorë, Fier, Ballsh, Durrës e Tiranë.
Eroil, e krijuar në tetor 2013, është ngjitur me shpejtësi në 2014-n, duke shënuar një qarkullim vjetor prej 5.3 miliardë lekësh, e pozicionuar në vendin e 40 sipas xhiros.
Edhe Sun Petroleum Albania Trading, distributore produktesh nafte me rrjet retail, që operon nën brandin e Gulf Oil në Shqipëri, Kosovë, Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë dhe Mal të Zi, e krijuar po në tetor 2013, ka parë një rritje të shpejtë, duke arritur një qarkullim vjetor prej 3.45 miliardë lekësh.
Tea Construction & Petrol, një nga kompanitë që shënoi rritje të shpejtë në 2013-n ndodhet prej muajsh në telashe, duke pasur detyrime të prapambetura dhe kreditorët nuk arrijnë të gjejnë drejtuesit e kompanisë, siç referohet dhe në materialet e përmbaruesve, ku Raiffeisen Bank ka kërkuar kthimin e një kredie prej 510 mijë eurosh dhe FIT-MEK-OIL kthimin e detyrimeve. Tea Construction& Petrol, pjesë e Tea Oil Group, katërfishoi aktivitetin e saj në 2013-n, duke arritur një xhiro prej 8.7 miliardë lekësh, për t’u ngjitur në vendin e 27, nga i 68-i që ishte vetëm një vit më parë në renditjen e 100 të mëdhave. Sipas burimeve zyrtare të kompanisë, aktiviteti i saj kryesor është shitja me shumicë dhe pakicë e naftës, ndërtimi i rrugëve, import-eksporti etj. Më se një vit më parë, ajo mori markat e naftës Alpet dhe Cyclon. Në 2014-n, kompania i uli të ardhurat me 5% në 8.5 miliardë lekë, duke u renditur në vendin e 27.
E ardhmja e kompanisë duket e paqartë, duke konfirmuar se i ashtuquajturi tregu i arit të zi, është i zi dhe për sa i përket transparencës se çfarë ndodh në të.
AFT, një tjetër operator i ri nafte, që u rrit me shpejtësi në 2013-n, ka parë një rënie të të ardhurave, me 34%, në 2.9 miliardë lekë.
Informaliteti dhe tregu i çorganizuar vlerësohen nga operatorët si një nga faktorët që ndikon në mbajtjen e çmimeve të larta, apo dhe në rritjen apo uljen e tyre të njëkohshme nga disa operatorë (siç ndodhi pak ditë më parë me uljen me 9-10 lekë për litër), sjellje që ka qenë shpesh dhe objekt hetimi i Autoritetit të Konkurrencës.
ARMO. Në gjysmën e dytë të 2014-s dhe muajt e parë të 2015-s, kompania e përpunimit të naftës doli nga letargjia ku e kishin futur një varg relativisht i dështuar privatizimesh e shitblerjesh. Ajo rinisi përpunimin e naftës direkt dhe përmes dy kompanive që morën me franshizë aktivitetin e saj, Deveron Oil Albania dhe TPD-Trading Petrol & Drilling.
Deveron Oil Albania, e hapur në 13.11.2013, me të ardhura zero në 2013, ka parë një rritje të shpejtë të të ardhurave në 2014-n, në 10.7 miliardë lekë, duke u renditur e 21-a ndër kompanitë më të mëdha. Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Deveron Advisor Corp zotëron shoqërinë Oil Albania. Konsiderohet se është person i lidhur me zotëruesit e aksioneve të shoqërisë ARMO. Deveron është krijuar në nëntor të 2013-s. Prej shkurtit të vitit 2014 operon në rafinerinë e Ballshit me kapacitet të përpunimit të naftës bruto prej 1 milion tonësh në vit, por me një përpunim real 110 mijë tonë. Arsyeja qëndron se faza e investuese u mbyll në muajin korrik dhe është punuar për 5 muajt e fundit të vitit 2014.
TPD-Trading Petrol & Drilling, në shtator të 2013-s, ka nënshkruar marrëveshje me ARMO-n dhe operon në rafinerinë e Fierit në kapacitet përpunimi 500 mijë tonë në vit, që nëpërmjet qirasë shfrytëzon një nga impiantet e përpunimit të naftës së ARMO-s. Kompania është krijuar në maj të vitit 2012, sipas të dhënave nga QKR dhe ka njohur rritje të shpejtë, duke e shtuar xhiron me 440% në 2014, në 16.5 miliardë lekë. Ajo është radhitur e 11-a ndër kompanitë më të mëdha për nga xhiroja në tatime në vitin 2014.
Ndonëse shteti ka ende 15% të aksioneve të ARMO-s (pjesa tjetër zotërohet nga azerët e Heany Assets Corporation, që rezulton se kanë lënë administrimin e kompanisë) mungon plotësisht transparenca se çfarë po ndodh me përpunuesin e naftës, që sipas kontratës së privatizimit duhet të investonte 250 milionë dollarë.
Për xhiron e ARMO-s në vitin 2014 nuk ka të dhëna të plota. Kompania nuk ka dorëzuar bilanc në QKR, ndërsa tatimet kanë të dhënat për të ardhurat nga shitjet të kompanisë për 11-mujorin, që arrijnë në 2.8 miliardë lekë. Në vitin e plotë 2013, ARMO deklaroi një xhiro prej 7.1 miliardë lekësh.

Monitor.al



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Sa shumë afër luftës së tretë botërore!?

Sa shumë afër luftës së tretë botërore!?

Replika/ Rama sipas Mustafa Nanos, apo Rama sipas Bushatit?

Replika/ Rama sipas Mustafa Nanos, apo Rama sipas Bushatit?

Çiljeta një mama që nuk njeh rivale

Çiljeta një mama që nuk njeh rivale

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com