Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shuhet arbëreshi Regis Philbin, legjenda e televizionit amerikan

2020/07/26 at 6:51 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Shuhet arbëreshi Regis Philbin, legjenda e televizionit amerikan

Nga Mal Berisha


Regis Philbin, një legjendë e televizionit amerikan, ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Emri i tij është shumë i njohur, jo vetëm në televizionin amerikan por edhe në botë, pasi karriera e tij e gjatë përbën një shkollë më vete për të gjithë televizionet e vendeve demokratike, perëndimore.

Vdekja e tij, natyrshëm ka prekur ndjenjat e miliona fansave të tij, anë e mbanë botës. Për ne shqiptarët emri i tij ka një rëndësi tejet të veçantë. Ai është i biri i një nëne arbëreshe nga fshati Greci i Italisë, e cila quhej Filomena Boscia dhe ishte një emigrante italiane nga Campania.

Përkatësinë e tij arbëreshe nga e ëma ai e ka deklaruar shumë herë në televizionin amerikan. Ai e vuri emrin e tij në median amerikane në vitin 1999, kur shqiptarëve nga të gjitha trojet tona arbnore iu bashkuan edhe arbëreshët e Italisë, sidomos ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar çlirimin e Kosovës.

Regis Philbin në atë kohë, demonstroi mbështetjen për Kosovën pasi e dinte mirë se emri i tij i madh ndikonte tek opinioni amerikan.

Në një nga emisionet e tij të asaj kohe, në një intervistë me kompozitoren Kara DioGuardi, ai deklaroi se ishte lindur nga një nënë arbëreshe madje shqiptoi edhe fjalët shqipe që ia kishte mësuar e ëma në fëmijëri.

Ky personalitet i madh amerikan me gjak arbëresh e ka një degë të rrënjeve të tij nga fshati arbëresh Greci. Ai fshat është i njohur për bashkësinë arbëreshe si dhe për figurat që ka nxjerrë.

Ndër to shquhen ish Kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara si dhe e bija, Kara DioGuardi, një kompozitore bashkëkohore shumë e njohur në atë vend. Më parë nga ai fshat kishte dalë edhe Leonardo De Martino.

Regis Philbin ka lindur më 25 Gusht 1931 në New York dhe është një ndër personalitetet më të shquara të medias amerikane. Ai ishte aktor, këngëtar, mjeshtër i bisedave dhe shfaqjeve televizive.

Philbin njihet si punëtori më i madh i show biznesit në Amerikë dhe mban edhe rekordin e Rregjistrimeve të Gines Botërore, si njeriu që ka kaluar më shumë kohë përpara kamerave televizive në transmetim të drejpërdrejtë në historinë e televizionit.

Deri në vitin 2010 ai kishte qëndruar 16100 orë në transmetim.

Philbin ka studjuar në Universitetin Notre Dame dhe ka shërbyer në ushtrinë amerikane. Ai ka filluar të shfaqet në televizionin amerikan në vitin 1950 në programin “Show i Natës Vonë”.

Pasi provoi, eksperimentoi dhe performoi një numër programesh, të gjitha më të shikuarat në Amerikë, ai erdhi tek emisioni i drejpërdrejtë “Regis & Kathie” dhe më pas “Regis & Kelly”. Ai ka drejtuar versionin amerikan të emisionit: “Kush dëshiron të bëhet milioner?”, “Fjalë-kalimi – një milion dollarësh” dhe sezonin e parë të emisionit “America Got Talent”.

Priit Vesilind, një ndër autorët më të njohur të revistës “The National Geographic Magazine”, e ka vizituar Grecin dhe i ka kushtuar një artikull të posaçëm historisë së atij fshati në atë revistë, në vitin 2000.

Ai tregon edhe se si është ruajtur tradita gjuhësore dhe kombëtare shqiptare aty. Ai shënon se ka zona të tëra në Sicili, Kalabri, Kampania dhe Puglia që banohen nga arbëreshët. Gjatë shekujve, thotë ai, arbëreshët kontribuan në jetën italiane me një Papë, tre kardinalë si dhe kryeministrin e burreshtetasin Francesco Crispi. Ata e ruajtën kulturën shqiptare gjatë sundimit otoman dhe studiuesit e tyre ishin ndër të paret që e shkruan Gjuhën Shqipe.

Nga Italia arbëreshët u shpërndane anë e mbanë botës. Këtu Priit Vesilind tregon edhe historinë e familjes së ish kongresmenit Joseph DioGuardi dhe lidhjet e tij me fshatin e babait të tij Greci, emigrant në Bronx të New Yorkut. DioGuardi udhëton atje dhe mëson për “Gjakun e Shprishur”.
Me interes është të shihet sesi Martin Camaj në një shkrim rreth vizitës së tij në fshatin Greci në vitin 1961 shprehet:

“Përpara se të lëvizja për në Monaco, gjatë ditëve të para të Janarit të vitit 1961, në murin e dhomës së apartamentit tim të vjetër, në periferi të Romës, kisha një hartë të fshatrave shqiptaro-italiane. Unë kisha vendosur t’ja dedikoja një pjesë të jetës time studimit të gjuhës dhe zakoneve të arbëreshëve. Sytë e mi shpesh ndalonin në një emër në hartë, një vend i izoluar diku në pjesën verilindore, me emër Greci. Mblodha informacion për të nga bibloteka të ndryshme dhe zbulova se At Leonardo de Martino, një prift françeskan dhe shkrimtar i njohur, i cili e kaloi gjithë jetën e tij në Shqipërinë e veriut si mësues, e sidomos mësues i poetit të madh shqiptar Gjergj Fishta, ishte nga Greci. Më lejoni të shpreh diçka për vlerën atdhetare shpirtërore të atij fshati. Greci është unik në botë dhe në fakt në asnjë fshat nuk flitet ekzaktësisht siç flitet në Greci. Greci është një fshat shqiptar dhe unë jam Shqiptar po ashtu.”Martin Camaj, Ph.D”.

Mendohet se të ardhurit e çuditshëm arbëreshë të kohës pas Skënderbeut, banorët vendas italianë i morën për grekë. Kështu ata i vunë fshatit emrin Greci, por që në fakt nuk ka asnjë lidhje me Greqinë.

Artistë të mëdhenj amerikanë e kanë deklaruar origjinën e tyre arbëreshe siç është rasti i Roberto de Niros. Në fakt vdekja e Regis Philbin, përbën një ndër humbjet e mëdha dhe dëshminë e rradhës së lidhjes së diasporës italiane në Amerikë me arbëreshët e Italisë, pas humbjes së emrave të tillë të mëdhenj, si sopranoja Licia Albanese, e cila vdiq në vitin 2014, në moshën 105 vjeçare.



Ju sugjerojmë

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
Aktualitet

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

11 Korrik, 2025 1:45 pm
Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
Aktualitet

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

11 Korrik, 2025 1:37 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar

11 Korrik, 2025 1:30 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

11 Korrik, 2025 1:22 pm
Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

11 Korrik, 2025 1:14 pm
“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
Aktualitet

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

11 Korrik, 2025 1:13 pm
Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Aktualitet

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

11 Korrik, 2025 12:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër: Lëshohen 13 urdhërarreste, mes të arrestuarve dhe policë

11 Korrik, 2025 12:47 pm
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin më 17 korrik

11 Korrik, 2025 12:43 pm
Para
A do të kthehet opozita në tryezën për Reformën Zgjedhore? Flet Basha

Basha-qeverisë: Siguroni vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë

Mbi 10 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbi 10 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbyllet Premier League, Liverpooli kampion pas 30-vjetësh

Mbyllet Premier League, Liverpooli kampion pas 30-vjetësh
















TE FUNDIT

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
11 Korrik, 2025

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy, është liruar nga paraburgimi në Zyrih, pak ditë pas arrestimit...

Lexo më shumë

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
11 Korrik, 2025

Teksa ndodhet në takimin me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama shkëmbeu batuta me kreun e Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja,...

Lexo më shumë

Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
11 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
11 Korrik, 2025

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur që t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit Paris Prenga, një emër ky i njohur në botën kriminale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com