Kronikë

Shtyhet për të 18-n herë seanca për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij


               Publikuar në : 12:25 - 09/09/19 |
el ida

Një tjetër seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij është shtyrë.

Kjo është seanca e 18 gjyqësore që shtyhet, ndërsa kësaj here shkak u bë mungesa e dy avokatëve Vladimir Meçe dhe Elton Domi, të cilët e justifikuan mungesën e tyre me arsye shëndetësore. Seanca e ardhshme u caktua për në 23 shtator, në orën 11:00.

Herën e fundit, më 18 korrik, të pandehurit depozituan një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni nga trupi gjykues, për të cilin pretendonin se ka konflikt interesi.

Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Nure Dreni. Shtatë seanca të këtij gjykimi kanë dështuar për shkak të mosplotësimit të trupës me gjyqtarë. Të tjerat janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve./Opinion.al

Pas