Sport

Shtyhet festa për “Zonjën e Vjetër”


               Publikuar në : 17:38 - 13/04/19 |
geliano fataj

Një dhuratë jo të këndshme i bëri Spali, “Zonjës së Vjetër”, që i mjaftonte vetëm një pikë në këtë transfertë për të siguruar edhe matematikisht titullin e 8-të radhazi kampion në Serinë A.

Skuadra e drejtuar nga Allegri, që zbriti në fushë me formacionin e dytë, u mposht me rezultatin 2-1, ndonëse kaloi e para në epërsi që në minutën e 30-të me Moise Kean, që devijoi drejt rrjetës ndoshta me fat, goditjen e Cancelos.

Vendësit, që kishin nevojë për pikë për t’iu larguar zonës së ftohtë arritën të përmbysnin shifrat në pjesën e dytë, fillimisht duke barazuar me Bonifacin, për të ardhur më pas te goli i përmbysjes që mban firmën e Flocarit.

Gjithsesi, Juventusi mund të shpallet të dielën matematikisht kampion, nëse Napoli nuk arrin të fitojë në transfertë me Chievon./Opinion.al

Pas