Bota

Shtirej si invalid,trafikanti kapet me 13 kg kokainë të fshehur në karrigen me rrota



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 02/09/22 |
Opi Nion

Një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua në aeroportin e Malpensës në Itali.

30-vjeçari spanjoll nga Republika Domenikane, pretendonte se ishte me aftësi të kufizuara dhe lëvizte me karrige me rrota,  në të cilën ishin fshehur 13 kg kokainë. Ai u kap nga “detektivi” Crai, qenit të njësisë së Fiamme Gialle.

Nëse do ta shiste në treg kokainën, 30-vjeçari do të kapte shumën e parave prej 1.5 milionë eurove.

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar tridhjetë vjeçarin u largua, ndërsa 30-vjeçari vazhdonte të aktronte si invalid, derisa departamenti i financave çau mbushjen e karriges me rrota dhe nxorri kokainën e fshehur. Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit. I arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ai u dërgua në burg./Opinon.al

Pas