Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti mund të japë edhe prodhimin e armëve me koncesion

2024/05/21 at 8:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shteti mund të japë edhe prodhimin e armëve me koncesion

Një projektligj ka në objekt krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake parashikon gjithashtu se kjo e fundit mund të hyjë në marrëdhënie me të tretë që mund të jetë ose bashkim operatorësh pse partneritet publik privat.


Shoqëria që në këtë rast sipas projektligjit është emërtuar “Kayo” sh.a. në nenin 10 të saj nënvizon “marrëdhëniet me palët e treta” duke dhënë disa specifika rast pas rasti.

Kështu sipas pikës 1 të këtij neni shoqëria ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase apo të huaja në të gjitha fazat e zhvillimit të veprimtarisë së saj, në përputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me këtë ligj.

Në vijim kjo shoqëri vetë ose me kërkesë të palëve të treta bashkëpunon me subjekte private nëpërmjet pjesëmarrjes në bashkim operatorësh ekonomikë ose në partneritet publik privat, si dhe nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme kontraktore të lejuara nga legjislacioni civil dhe tregtar.

“Kushtet e bashkëpunimit të Shoqërisë me subjekte private, miratohen rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të Shoqërisë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për mbrojtjen. Pas këtij miratimi, Shoqëria vijon procedurat sipas pikave 4, 5 dhe 6 të këtij neni. Në rastet kur Shoqëria kërkon partneritet, procedurat e përzgjedhjes së bashkëpunëtorit privat janë procedura konkurruese, të zhvilluara nga Shoqëria, në përputhje me parimet e transparencës, proporcionalitetit, efikasitetit, ruajtjes së informacionit të klasifikuar, përfitueshmërisë, fizibilitetit ekonomik dhe tregtar të projekteve, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe të sigurisë ligjore, sipas përcaktimeve në këtë ligj dhe akteve të brendshme rregullatore të Shoqërisë” thuhet në nenin 10.

Projektligji nënvizon se në rastet kur Shoqërisë i paraqiten kërkesa për bashkëpunim nga palë të tjera shtetërore ose private, Këshilli Mbikëqyrës autorizon drejtorin ekzekutiv të ngrejë grupin e negocimit të ofertës, i cili ngarkohet për vlerësimin dhe negocimin e kërkesës së paraqitur, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të Shoqërisë. Raporti i grupit të negocimit i paraqitet Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë, i cili miraton ose jo bashkëpunimin në rastin konkret.

“Në rastet kur bashkëpunimi lidhet me interesat e shtetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të evidentuara në dokumentet strategjike, si dhe në rastet kur ky bashkëpunim konsiderohet interes thelbësor i shtetit nga Komiteti Ndërministror i Sigurisë dhe Mbrojtjes, Shoqëria mund të përzgjedhë drejtpërdrejt një subjekt publik apo privat me të cilin do të krijojë partneritet.

Në këto raste, Këshilli Mbikëqyrës autorizon drejtorin ekzekutiv të urdhërojë ngritjen e grupit të negocimit, i cili, në përputhje me vendimin e Komitetit Ndërministror të Sigurisë dhe Mbrojtjes, vlerëson subjektin me të cilin negocion në mënyrë të drejtpërdrejtë. Raporti i grupit të negocimit miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës” thuhet në pikën 6 të nenit 10.

I njëjti parashikon se në përzgjedhjen e subjektit privat me të cilin krijon partneritet në prodhim dhe tregtim të armëve dhe teknologjive ushtarake, Shoqëria sigurohet, sipas rastit, që:

  1. a) subjekti përmbush kriteret e nevojshme për pajisjen me leje dhe licenca për prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe teknologjive ushtarake, duke përfshirë sigurinë e objekteve, kapacitetin teknik, operacional dhe financiar;
  2. b) subjekti garanton zbatimin e standardeve të sigurisë dhe kontrollit të armëve dhe teknologjive ushtarake, në të gjitha fazat e prodhimit dhe tregtimit, duke përfshirë ruajtjen, transportin dhe transferimin e tyre;
  3. c) subjekti garanton raportim të veprimtarisë së tij, në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe kontrollit të armëve dhe teknologjive ushtarake;

ç) subjekti garanton respektimin e konfidencialitetit të të dhënave në veprimtaritë e Shoqërisë;

  1. d) subjekti plotëson kriteret e besueshmërisë, pastërtisë së figurës dhe reputacionit në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të armëve dhe teknologjive ushtarake.

9.Në rastet e partneritetit, në funksion të garantimit të interesave të saj, Shoqëria, pavarësisht pjesëmarrjes në këto subjekte, ushtron të drejtën e vetos për çështjet, si më poshtë vijon:

  1. a) ndryshim statuti;
  2. b) zmadhim apo zvogëlim kapitali;
  3. c) shpërndarje fitimi;

ç) riorganizim dhe prishje të shoqërisë;

  1. d) përfshirjen e aksionarëve të tjerë.

“Në partneritet e krijuara, Shoqëria ka detyrimin të garantojë sigurimin e përmbushjes së kërkesave ligjore, parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, si dhe ndalimin e konkurrencës së paligjshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duke ushtruar të drejtën e vetos në vendimmarrje.

Në rastet kur Shoqëria hyn në partneritet me subjekte të tjera, me qëllim garantimin e sigurisë juridike të pronës së paluajtshme shtetërore të kaluar te Shoqëria, përveç se me miratim të Këshillit të Ministrave, ndalohet transferimi nëpërmjet shitjes, si dhe lënia e saj si garanci, kolateral, peng apo hipotekë” thuhet në nenin 10./ Monitor



Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
Para
Polonia arreston 9 “spiunë” të Rusisë

Polonia arreston 9 "spiunë" të Rusisë

“The Travel”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira në botë për 2024-n

"The Travel": Shqipëria mes destinacioneve më të lira në botë për 2024-n

Lushnje/ Vajza e divorcuar i shkoi në shtëpi, babai e qëllon me armë dhe më pas vret veten

Prodhim dhe shitje droge, arrestohen dy persona në Tiranë
















TE FUNDIT

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”. Me anë të...

Lexo më shumë

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
7 Qershor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}