Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetet me më shumë festa zyrtare, ku renditet Shqipëria

2018/11/27 at 9:40 AM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtetet me më shumë festa zyrtare, ku renditet Shqipëria

Mendoni se administrata publike në Shqipëri (sepse privati nuk lëshon pe kollaj) ka shumë ditë pushimi?! Epo, keni të drejtë nëse e krahasoni me vendet e botës si Sri Lanka, Kolumbia e Filipinet, por nëse bëhet fjalë për Europën, administrata dhe sektori privat në rastet kur e zbaton ligjin, i gëzohen më shumë ditëve pushimi në vit, si rrjedhojë e festave zyrtare.

Në një hartë të re të përpiluar nga WorldAtlas, rezulton se nga të gjitha vendet në botë, Kamboxhia kryeson listën e festave më të zakonshme me 28 festat publike të vërejtura çdo vit. Sri Lanka ndjek me 25. Indi dhe Kazakistan me 21. Kolumbi, Filipine dhe Trinidad dhe Tobago me 18. Kinë dhe Hong Kong me 17.  Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16.


Shqipëria, sipas të dhënave të vitit 2018, ka në total 13 ditë pushimi zyrtare për shkak të një feste. Dhe bën pjesë në grupin më të zakonshëm në botë sa i përket ditëve pushim (pra më me pak të tilla).

Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë zyrtare pushimi.

Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogarit 12.

Një festë publike, një festë kombëtare ose një pushim ligjor janë terma që nënkuptojnë asgjë më shumë se një ditë në një vit që është lënë mënjanë të jetë një ditë joproduktive dhe që është vendosur nga sundimi i ligjit. Ka shumë vende anembanë globit që gëzojnë privilegjin për të patur një numër të madh pushimesh.

Këto festa në përgjithësi përbëjnë përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme historike. Ose feste fetare, ose një festë që bie në një ditë të caktuar të javës ose pas një sistemi kalendarik, si Kalendari kinez ose Lunar. Festimi i një dite të veçantë në një vend, si Dita e Fëmijëve në Turqi, gjithashtu mund të shënohet si një festë publike në një kohë tjetër se e njëjta ditë festohet diku tjetër.

Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit. Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të clodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë.

Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes. Pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje. Megjithatë qeveritë gjejnë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.

Administrata shqiptare, nga ana tjetër, që të premten e mbyll që në orën 2 punën dhe të shtunë e të diel është pushim ka një efektivitet shumë më të ulët përballë një biznesi që shpesh punon pa pushim (e shtuna për pjesën më të madhe të sipërmarrjeve private është punë) për të arritur objektivat dhe madje për të siguruar mbijetesën.

Kjo javë, që duke filluar nga e mërkuara është pushim për administratën deri në fund të javës (pasi data 30 është caktuar pushim) është një dëshmi e dy “botëve” të ndryshme ku jeton shteti dhe biznesi.

Ky është kalendari i festave zyrtare të 2018-ës në Shqipëri (i publikuar nga Banka e Shqipërisë):

1 dhe 2 Janar Festat e Vitit të Ri

14 Mars Dita e Verës

22 Mars Dita e Nevruzit

01 Prill* E diela e Pashkëve Katolike

08 Prill* E diela e Pashkëve Ortodokse

01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

15 Qershor** Dita e Bajramit të Madh ¹

21 Gusht** Dita e Kurban Bajramit

19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 Nëntor Dita e Çlirimit

08 Dhjetor * Dita Kombëtare e Rinisë

25 Dhjetor Krishtlindjet

Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi. Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. /Monitor

Etiketa: festapushimshqiperia


Ju sugjerojmë

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú
-Kulturë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

24 Janar, 2026 10:44 am
Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Para
Alizoti degjeneron Ramën:S’jam djali i Kristaqit. Lëri filmat e komunizmit

Alizoti degjeneron Ramën:S'jam djali i Kristaqit. Lëri filmat e komunizmit

“Vetting” edhe në futboll? Duka i kërkon takim Kryeprokurores Arta Marku

Duka padit Braçen për shpifje: S'kam kohë të merrem me replika

“Do e falje tradhëtinë?” Robert Berisha i befason të gjithë me përgjigjen

"Do e falje tradhëtinë?" Robert Berisha i befason të gjithë me përgjigjen
















TE FUNDIT

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
8 Shkurt, 2026

Një burrë nga Ohio akuzohet se ka kërcënuar me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve JD Vance, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë....

Lexo më shumë

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
8 Shkurt, 2026

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë,...

Lexo më shumë

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
8 Shkurt, 2026

Këtej Atlantikut, po bien ‘koka’ për shkak të zbulimeve mbi Jeffrey Epstein. Në Norvegji, një diplomat i njohur është pezulluar...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
8 Shkurt, 2026

Vokalisti dhe kantautori i grupit të njohur “3 Doors Down”, Brad Arnold ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com