Bota

Shtetet e Bashkuara padi ndaj Google


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:50 - 21/10/20 |
Opi Nion

Gjiganti i kërkimeve në internet, Google, përballet me padinë më të madhe të mosbesimit, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë, së bashku me 11 shtete amerikane, paraqitën padinë të martën, duke pretenduar se Google “është portë e pasfiduar për në internet për miliarda përdorues” dhe se abuzon me pozicionin dominues për të shkatërruar konkurrencën.

“Ka ardhur koha për ta ndaluar sjelljen anti-konkurruese të Google”, thuhet në padi.

Kompania simotër e Google, Alphabet, aktualisht ka vlerën në treg mbi një trilion dollarë.

Në vitin 2019, vetë Google ka pasur të ardhura prej 162 miliardë dollarësh.

Google e mbrojti veten pas paraqitjes së padisë, duke thënë se “njerëzit e përdorin atë sepse zgjedhin ta bëjnë një gjë të tillë, e jo sepse detyrohen ose nuk kanë alternativa”.

Ky është rasti më i madh i mosbesimit në Shtetet e Bashkuara që kur gjykata, në vitin 1999, ka vendosur se kompania Microsoft ka krijuar monopol në tregun e sistemeve operative kompjuterike.

Vëzhguesit thonë se padia kundër Google mund të shënojë fillimin e një numri padish kundër kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, si: Apple, Amazon dhe Facebook.

Pas