Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetet e Bashkuara: Negociatat Izrael-Hamas po hasin në vështirësi

2024/05/14 at 4:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtetet e Bashkuara: Negociatat Izrael-Hamas po hasin në vështirësi

Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar negociatat për armëpushim, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, Izraeli duket i vendosur – përkundër kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara – të ndërmarrë sulm ushtarak të shkallës së gjerë në qytetin e Rafahut.


Vuajtjet e mijëra njerëzve po nxisin udhëheqësit botërorë të bëjnë përpjekje të shtuara që t’i japin fund luftës shtatë-muajshe në Gazë.

Banorët e Gazës jetojnë mes frikës, ndërkohë që po kërkojnë një vend për t’u strehuar nën hijen e kërcënimit të një ofensive izraelite në qytetin e mbipopulluar të Rafahut.

Këtu në SHBA, zemërimi i të rinjve për shkak të dhunës në Gazë është përhapur nëpër universitete në mbarë vendin.

Në këtë moment të ndjeshëm, Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Uashingtoni ende po bën përpjekje për lirimin e pengjeve dhe për arritjen e një armëpushimi në bisedimet mes palëve që po vazhdojnë në Kajro.

“Negociatat kanë qënë me ulje ngritje. Armëpushimi mund të arrihet që nesër nëse Hamasi liron gratë, të plagosurit dhe të moshuarit. Besojmë se Izraeli ka bërë një propozim të mirë. Bota po bën thirrje për armëpushim dhe ata që po bëjnë një gjë të tillë duhet t’i thonë Hamasit ‘eja në tryezën e bisedimeve dhe angazhohu për arritjen e një marrëveshjeje’”, thotë Këshilltar për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Por siç e konfirmoi zoti Sullivan për Zërin e Amerikës, tani ka çarje të reja në procesin negociator. Egjipti, ku po mbahen bisedimet për armëpushim, së fundmi vendosi të përkrahë Afrikën e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtarë të Drejtësisë për padinë ndaj Izraelit për gjenocid në Gazë.

“Kjo nuk i ndihmon bisedimet ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit ndërkohë që ata po përpiqen të gjejnë zgjidhje për çështjet që kanë të bëjnë me ndihmën humanitare. Por e di që Egjipti, Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, të gjithë po mundohemi të punojmë bashkarisht për të gjetur një zgjidhje”, thotë ai.

Analistët thonë se mesazhi i Uashingtonit është gjithashtu kontradiktor, sidomos kur bëhet fjalë për planet e Izraelit për të ndërmarrë një “operacion ushtarak të madh” në qytetin jugor të Rafahut. Zoti Sullivan tha të hënën se deri më tani Izraeli ka kryer vetëm sulme me objektiv të kufizuar.

“Administrata ka dërguar sinjale të përziera. Herë duket se janë kundër çdo lloj veprimi në Rafah, herë të tjera thonë ‘jo nuk jemi kundër. Por nuk kemi parë një plan të përshtatshëm.’ Këto çështje duhen sqaruar”, thotë analisti David Makovsky pranë Institutit të Uashingtonit.

Përderisa Uashingtoni përpiqet të sigurojë një plan të qartë, udhëheqësit izraelitë po përballen me trysni nga banorët të cilët e akuzojnë Kryeministrin Benjamin Netanyahu se po nxit dhunën palestineze.

“Vetëm dua t’ia bëj të qartë Kryeministrit Netanyahu përgjegjësinë e tij për çfarë ndodhi këtu më 7 tetor”, thotë sipërmarrësi Nir Galon.

Ndërsa zytarët po përpiqen të hedhin hapa drejt paqes, sulmet e Izraelit në Gazë po vazhdojnë./ VOA



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
OBSH konfirmon numrin e viktimave në Gaza: Që nga nisja e konfliktit kanë humbur jetën…

OBSH konfirmon numrin e viktimave në Gaza: Që nga nisja e konfliktit kanë humbur jetën…

Balla takon homologun e tij italian: Gjatë sezonit veror policia shqiptare do mbështet nga ajo italiane

Balla takon homologun e tij italian: Gjatë sezonit veror policia shqiptare do mbështet nga ajo italiane

Inteligjenca britanike: Rusia po inkurajon hacker-at që të sulmojnë vendet e perëndimit

Inteligjenca britanike: Rusia po inkurajon hacker-at që të sulmojnë vendet e perëndimit
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}