Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetasit e huaj kapen duke lëvizur në Shqipëri me shpejtësi skëterrë

2021/07/07 at 4:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtetasit e huaj kapen duke lëvizur në Shqipëri me shpejtësi skëterrë

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan janë konstatuar shpejtësi nga 166 km/h deri në 200 km/h. Dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. u konstatuan duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan.


Po ashtu, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar  shtetasi A. M., nga Tirana, rezident në Gjermani, duke drejtuar metin me 186 km/h.

Më tej, autoritetet bëjnë me dije se Policia Rrugore e Tiranës bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje rrugore, pasi në Laprakë, drejtuesi i një mjeti tip “Audi”, shtetasi G. S., 21 vjeç,  kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetë e këmbësorëve. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar menjëherë dhe në sheshin “Karl Topia” kanë konstatuar  dhe ndaluar automjetin që kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, 21-vjeçari rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Menjëherë është bërë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është ndëshkuar me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge. Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë dhjetëra drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara e të rrezikshme apo xhirime gomash në rrugë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 36 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 2369 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, për parakalime të gabuar, si dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve./Opinion.al

Etiketa: arrestohen 10 shoferëpolicia


Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tritol biznesit në Kuçovë

4 Nëntor, 2025 9:18 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
Bota

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

4 Nëntor, 2025 9:16 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Para
Guvernatori Sejko:Ekonomia drejt rikuperimit, rritja për vitin 2021, 5.3 %

Guvernatori Sejko:Ekonomia drejt rikuperimit, rritja për vitin 2021, 5.3 %

Tirana dy ditë pa energji elektrike, zonat që do të preken

OSHEE: Nesër do të stakohet energjia për 6 orë në këto zona

Koronavirus/ Asnjë viktimë në Shqipëri, regjistrohen 13 raste të reja

Covid-19 në Shqipëri, 13 raste nga 2007 testime, 66 pacientë aktivë
















TE FUNDIT

Tritol biznesit në Kuçovë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Nëntor, 2025

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka shpërthyer një sasi...

Lexo më shumë

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm disa pamje nga kantieri i punës në hyrje të qytetit...

Lexo më shumë

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
4 Nëntor, 2025

Kim Yong Nam, një nga figurat më jetëgjata dhe më të rëndësishme të elitës politike të Koresë së Veriut, ka...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
4 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com