Bota

Shtëpia e Hitlerit do të kthehet në komisariat policie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 04/06/20 |
el ida

Autoritetet austriake kanë publikuar projektin e shndërrimit të shtëpisë ku ka lindur Adolf Hitler në një komisariat policie.

Autoritetet kanë vendosur ta kthejnëkëtë banesë në komisariat në mënyrë që neo-nazistët të mos grumbullohen më aty për ta vizituar.

Shtëpia në Braunau, në kufi me Gjermaninë, do të rimodelohet në mënyrë që të jetë në harmoni me pjesën tjetër të rrugës.

Projekti që do të kushtojë më shumë se 5 milionë euro pritet të përfundojë në vitin 2023.

“Një kapitull i ri do të nisë nga shtëpia ku lindi një diktator dhe një vrasës masiv i njerëzimit”, tha ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.

Shtëpia e verdhë në qytetin verior austriak të Braunau am Inn ku Hitleri lindi në 20 prill 1889, u mor nën kontrollin e qeverisë në 2016. Në vitin 2017 gjykata e lartë e Austrisë vendosi që qeveria mund të shpronësonte ndërtesën, pasi pronari i saj nuk pranoi ta shiste atë./Opinion.al

Pas