Kronikë

“Shtëpi bari” në Tiranë/ 32-vjeçari u hodh nga kati i tretë, por arrestohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 16/03/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me gjetjen e një banese ku kultivohej bimë narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Policia bën me dije se ka arrestuar 32-vjeçarin Ermir Nasi. I riu gjatë ndërhyrjes së Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë.

Gjatë kontrollit të kësaj banese, në rrugën “Sotir Caci”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe  81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Pas