Bota

Forcat ruse lirojnë kryebashkiakun e rrëmbyer në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 16/03/22 |
Opi Nion

Kryebashkiaku i qytetit të Melitopol-it Ivan Fedorov është liruar nga forcat ruse, pasi pak ditë më parë u mor peng.

Lajmin e lirimit e bëri të ditur një zyrtar i lartë nga zyra e presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

“Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, është liruar nga rusët”, tha shefi i shtabit të Zelenskiy, Andriy Yermak në një postim në rrjet.

Ukraina njoftoi se Fedorov u rrëmbye nga forcat ruse të premten e kaluar. Disa pamje nga kamerat e sigurisë tregojnë sesi ai po dilte nga bashkia e qytetit, i rrethuar nga ushtarë rusë.

“Kryebashkiaku i Melitopol është “gjallë, por po e torturojnë” për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video”, kështu u shpreh presidenti Volodymyr Zelenski në një dalje për mediat më 12 mars.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike.

Pas