Te Fundit

Godet fqinjen me dru në fytyrë: Qeni më hëngri delet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:04 - 16/03/22 |
Opi Nion

Emisioni “Stop” shkoi në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë. Brunilda Gaxhi, nënë e dy fëmijëve, është dhunuar rëndë në fytyrë nga djali i fqinjit, emri i të cilit është Stavri Xhima. Ditën që ajo u dhunua, më 24 Shkurt 2022, ishte duke nxjerrë rrënjë bimësh medicinale, afër banesës, së bashku më bashkëshortin, Jani.

Ata panë që në drejtim të tyre u afrua i riu me emrin Stavri, i cili i akuzoi, se qeni i tyre u kishte ngrënë delet. Më pas ai gjuajti nga një distancë e afërt me dru në fytyrë, zonjën në fjalë, e cila ra pa ndjenja. Sot, familja Gaxhi kërkon drejtësi, teksa ndihet e kërcënuar.

“Do t’ju vras me gjithë qen tha do t’ju shuaj si gjithë familje. Pastaj kishte shul në dorë, shul gardhi të trashë. E ka hedhur direkt, më ka gjuajtur me tërë forcën. Ndihem e lodhur, e këputur, me dhimbje koke, dhimbje sysh, marrje mendsh”, ka treguar ajo.

Dy vjet më parë, nipi i familjes dhunuese ka goditur rëndë zonjën Gaxhi, por gjykata e shpalli të pafajshëm atë. Konflikti ka një zanafillë të hershme, me shkak përdorimin e kullotave për bagëtitë.

“Mora 129, i rashë 4-5 herë, nuk përgjigjej fare! E përmenda si e përmenda gruan, kam marrë makinën shkova direkt në komisariat. Kam gjetur OPGJ, kam gjetur oficerin e krimeve, kam bërë deklaratë dhe më pas ka ardhur inspektori i zonës. Inspektori i zonës sikur dinte,sikur s’dinte… nuk i kuptoja veprimet e tij. Më tha që do shoqëroni personin, nuk e di se çfarë ka ndodhur me të, makinën e kam parë që ka ardhur në fshat, por nuk është marrë personi. Më pas kam vajtur në Gjirokastër, kam bërë ekzaminimet e gruas. E kam çuar në spital dhe shikojeni në çfarë gjendje është dhe sot. Deri para 2 vjetësh të njëjtin problem kanë pasur me mua, me djalin e madh. Po është goditur gruaja dhe djali. Kemi çuar dokumentet në prokurori dhe gjyqin e kanë fituar ata. Se si e kanë fituar, me lekë, pa lekë se si e kanë bërë nuk e di. Jam shumë i pambrojtur dhe kërkoj ndihmë. Se ku do e gjej drejtësinë unë, nuk e di”, tha bashkëshorti i zonjës.

Gazetari u përpoq që të merrte në telefon 129 dhe ishte e pamundur thirrja. Më pas gazetari iu drejtua mjekut ligjor për raportin përfundimtar.

Gazetari: Si ka qenë vendimi, që ju keni dhënë, të cilin e keni përcjellë, ose nuk e keni përcjellë akoma?

Mjeku ligjor: Nuk e kam përcjellë, se dje doli ajo. Nesër do ta çoj.

Gazetari: Si ka dalë?

Mjeku ligjor: Do ta shohim.

Gazetari: Si e keni përcaktuar? Çfarë dëmtimesh janë?

Mjeku ligjor: Kishte  një dëmtim ekimozë, me nxirje.

Gazetari: Po, dhe na çfarë kategorie hyjnë këto dëmtime?

Mjeku ligjor: Do ta gjykoj. E kam marrë në telefon, sepse i njoh, e mbajta këtu me terapi, që të qetësohej mirë.

Gazetari: Pse nuk është çuar sot?

Mjeku ligjor: Po isha në sallë tani. Do ta çoj sot.

“Stop” iu drejtua Prokurorisë në Gjirokastër me një kërkesë për informacion, pasi akti i ekspertimit tregon, se kemi plagosje të lehtë, dëmtim mbi 9 ditë, që sipas Nenit 89 dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet./ Tv Klan

Pas