Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptari u rrah për vdekje nga policia greke, dyshime se trupi u mbajt 10 ditë i ngrirë

2016/08/14 at 1:29 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptari u rrah për vdekje nga policia greke, dyshime se trupi u mbajt 10 ditë i ngrirë

Ditën e nesërme do të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i shqiptarit të dënuar në shtetin grek, Pëllumb Marinkolaj.


Për këtë të fundit, dyshohet fort se është masakruar në burg si në rastin e të dënuarit tjetër Ilia Kareli. Marinkolaj është nga fshati Rrilë i Lezhës, shkruan “Balkanweb”. Ai dyshohet se është dhunuar deri në vdekje brenda në rajonin e Policisë Kato Patisia të Athinës.

Gjithashtu, dyshohet se ngjarja është mbajtur e fshehtë për 10 ditë, ndërsa trupi i tij ka qëndruar në frigorifer. Viktima Pëlumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. Ngjarja është denoncuar përmes faqes ‘Realiteti Shkodër News’, ku thuhet se viktima Pëllumb Marinkolaj ishte arrestuar për vjedhje duke bërë 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhënë një mase më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me datë 3 gusht në orën 20:00, të mbrëmjes, shqiptari është paraqitur në rajon, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty.

Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit “Erithros Stravros” Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit. Rastësia ka bërë që pak minuta para se të futej në rajon, Pëllumb Marinkolaj të telefononte një shokun e tij.

Gjatë bisedës i ka thënë se do ta ritelefononte pasi të firmoste paraqitjen në rajonin e policisë. Miku i 28-­vjeçarit ka pritur telefonatën që nuk ka ardhur më. Pasi i riu nuk është bërë i gjallë, miq dhe familjarë janë interesuar për humbjen e kontakteve të tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale të Pëllumb Marinkolajt, ka refuzuar të flasë me shokët e të ndjerit, duke thënë se ishte me pushime.

E gjithë kjo situatë e paqartë ka vënë në alarm familjarët e të riut nga Lezha, ndërsa vëllai i tij ka udhëtuar drejt Athinës në kërkim të gjurmëve të vëllait të zhdukur. Pas shumë kërkimeve dhe përmes një avokateje është gjetur trupi i të riut fatkeq në frigoriferin e varrezave “Agio Anargioro”, gati për tu varrosur duke u klasifikuar si një kufomë pa identitet.

Fillimisht drejtuesit e varrezave kanë refuzuar të tregojnë trupin, të cilit i ishte bërë autopsia pa praninë e prokurorisë, grupit hetimor, familjarëve apo avokatit , por vetëm me urdhër të policisë greke. Miqtë e tij rrëfejnë për “Realiteti News” se trupi ka pasur shenja të dukshme të një dhune monstruoze . Pasi drejtuesit e varrezave janë ballafaquar me familjarët dhe miqtë, ato kanë thënë se trupi është sjellë i vdekur dhe ai do i dorëzohej familjarëve me kushtin e vetëm, që të mos kishte denoncime dhe çështja të varrosej bashkë me të.

 

Etiketa: greqiPellumb Marinkolajpoliciavrasje


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Foto+18/ Aktorja shqiptare skena të nxehta duke bërë seks

Foto+18/ Aktorja shqiptare skena të nxehta duke bërë seks

Video/ Shkodër, përlotet vrasësi i punonjësit të OSSHE-së, ja momenti para trupit gjykues

Video/ Shkodër, përlotet vrasësi i punonjësit të OSSHE-së, ja momenti para trupit gjykues

Shkodër/Emigranti shmang motoçikletën, makina përfundon në kanal

Shkodër/Emigranti shmang motoçikletën, makina përfundon në kanal

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}