Kronikë

Shqiptari qëllon me plumba në bark kunatin në aeroportin e Mykonos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 11/04/22 |
Opi Nion

Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në bark kunatin e tij. Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi në zonën e aeroportit të Mykonos, pasditen e të dielës.

Mësohet se shqiptari ka qëlluar me dy plumba në bark bashkëkombasin e tij, duke e plagosur rëndë viktimën, i cili u transportua me ambulancë në Qendrën Shëndetësore të ishullit.

Sipas informacioneve të protothema.gr, motivi i përplasjes mes dy shqiptarëve është mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve. Autori është i martuar me motrën e të plagosurit.

Dy burrat u përballën verbalisht por situata doli jashtë kontrollit, ku autori ka qëlluar tre herë mbi viktimën, dhe ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë.

Më pas autori është arratisur por kapja e tij është bërë e mundur nga dy oficerë policie të sigurisë./Opinion.al

Pas