Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për ushqim, europianët shpenzojnë për argëtim

2018/07/31 at 11:48 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për ushqim, europianët shpenzojnë për argëtim

Për çfarë i shpenzon paratë një familje në Europë?! E para është plotësimi i nevojave bazë për ushqim. Më pas banesa (uji, energjia, gazi etj) e më pas transporti e nëse mbeten për kafe e argëtim.


Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për shpenzimet familjare të vendeve të BE-së, që i përkasin vitit 2016. Monitor i ka krahasuar këto të dhëna me ato të INSTAT për Shqipërinë po për vitin 2016.

Për familjet shqiptare është e dukshme që pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për t’u ushqyer.  Të dhënat tregojnë që ndërsa familjet shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve (45.2) për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen vetëm me 12.2% të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme të të ushqyerit të një jetese normale.

Për vendet e BE, ushqimet janë kategoria e tretë e shpenzimeve, pas “shpenzimeve ër banesën, ujit, gazit), me 24.5% dhe transportit me 12.9% të totalit.

Me gjysmën tjetër të buxhetit, që u mbetet pasi konsumojnë për nevoja ushqimore, familjet shqiptare kanë pak alternativa zgjedhjeje dhe ndonëse për veshjet nuk kursehen, për të tjerat e mbledhin rripin. Ndryshe nga europianët, që për argëtim dhe kulturë shpenzojnë gati 9% të buxhetit, për familjet shqiptare kjo peshë është vetëm 3%. Edhe për restorante, europianët harxhojnë 8.5% të parave, nga 3.6% për shqiptarët.

Ndonëse Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet që ka numrin më të madh të bareve në raport me popullsinë, pjesa më e madhe e konsumatorëve duket se ulen sa për një kafe. Nga ana tjetër dhe aktivitetet kulturore janë të varfëra. Për argëtim dhe për të dalë në kafe e restorante, europianët shpezojnë në total 17.1% të buxhetit, ndërsa shqiptarët vetëm 7.4%

Hapja e universiteteve private dhe rritja e tarifave të universiteteve shtetërore ka shtuar shpenzimet e shqiptarëve në 4.4% të buxhetit, ndërsa për europianët është 1.2%.

Për shëndetin, shpenzimet janë të ngjashme, 3.4% në Shqipëri dhe 3.9% në vendet e BE-së.

Kategoria ku “konkurrojmë” janë shpenzimet për veshje dhe këpucë, me 4.8% të shpenzimeve, nga 4.9% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Një e treta e ekonomisë për t’u ushqyer

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se, Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me16.5%.

Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë psh se mesatarja e shpenzimeve të Bashkimit Europian për ushqime është vetëm 6% e PBB-së (pothuajse as sa shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukë), ku më e ulëta është në Luksemburg dhe Irlandë, përkatësisht me 2.8 dhe 2.6% të PBB-së./monitor

Etiketa: shpenzimetshqiptaretm europianet


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Para
Bes Kallaku ju prezanton me idhullin e tij, nuk na e priste mendja

Bes Kallaku ju prezanton me idhullin e tij, nuk na e priste mendja

“Drejtori i dashuruar i Ahmetajt”, Berisha publikon mesazhin

“Drejtori i dashuruar i Ahmetajt”, Berisha publikon mesazhin

Katër arsye të forta pse nuk duhet ti jepni një mundësi të dytë personave që ju kanë lënduar

Katër arsye të forta pse nuk duhet ti jepni një mundësi të dytë personave që ju kanë lënduar
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}