Aktualitet

Shqiptarë e turq, Manastirliu prezanton ekipin e spitalit të Fierit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 25/05/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e sotme një pjesë të ekipit mjekësor të Spital Memorial në Fier.

Përmes një postimi në rrjetet sociale teksa ka publikuar disa nga fotot e stafit mjekësor, ministrja bën me dije se ky spital do të ketë një ekip të përbashkët mjekësor të përbërë nga shqiptarë dhe turq.

“Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu një ditë më parë./Opinion.al

 

 

Pas