Kryesore

Francë, shqiptari vret me thikë të dashurën në sy të vajzës së mitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 25/05/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle ku një shtetas kosovar Liridon B, 23-vjeç, ka vrarë brutalisht me thikë, Stéphanien, një 21-vjeçare, mesnatën e së dielës. Mediat e huaja shkruajnë se vajza e vogël e çiftit 4-vjeç ka qenë dëshmitare e vrasjes së nënës, pasi ka parë gjithë skenën e krimit nga dritarja e apartamentit.

Autori pasi ka qëlluar 21-vjeçaren 5 herë me thikë, duke e lenë të vdekur, është arratisur.

Liridon.B është një person i njohur për policinë, pasi është dënuar më parë për drejtimin e automjetit pa licencë, apo në gjendje të dehur si dhe tejkalimin e shpejtësisë.

Po ashtu mediat e huaja shkruajnë se Liridoni ishte i njohur nga policia edhe për trafikim të lëndëve narkotike,. Ai kishte vuajtur një vit dënimin me burg, por së fundmi ishte lënë në “arrest shtëpie”, nën mbikëqyrje elektronike.

Ndërkohë vajza 4-vjeçare, e cila pa skenën e krimit ndodhet nën kujdesin e mjekëve./Opinion.al

 

Pas