Life Style

Shqiponja dhe ngjyrat e flamurit, detaji në veshjen e Blendi Fevziut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:05 - 05/11/20 |
el ida

Një detaj në veshjen e gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e së enjtes duket se nuk ka qenë aspak i rastësishëm.

Në emisionin ku po diskutohej pikërisht ndalimi i ish-liderëve të UÇK dhe paraqitja e tyre në Hagë si të pandehur, gazetari Fevziu ka zgjedhur një simbolikë edhe përmes veshjes.

Për të shprehur mbështetjen e tij ndaj luftës së UÇK-së dhe drejtuesve të saj, Blendi Fevziu është parë të veshë një kostum të zi të shoqëruar me një kravatë në të cilën dallonin ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sipërfaqen e saj ishte dizenjuar shqiponja./Opinion.al

 

Pas