Aktualitet

“Shqipëria, vëllai i madh në rajon”,Gjenerali amerikan:Ja dhurata që më bëri Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 25/05/22 |
Opi Nion

Gjenerali amerikan, Tod Daniel Wolters, ka mbajtur fjalëne tij në ceremoninë e organizuar ku kryeministri Rama  i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

Wolters e cilësoi Shqipërinë si vëllanë e madh të Aleancës, ndërsa më tej zbuloi dhuratën që i ka bërë Rama, një pikturë që e ka vendosur në zyrën e tij.

“Shqipëria është vëllai i madh në rajonin tonë të NATO-s. Vendet e tjera në rajon ngrihen në mëngjes, dhe shohin vendin tuaj për t’u drejtuar se ku do shkojnë dhe çfarë do bëjnë.  Ajo që kam parë që prej 2016-ës, është rritje. Rritje nën udhëheqjen tuaj, është e jashtëzakonshme. Dua të ndaj një histori me kryeministrin. Më ka dhënë një prej dhuratave më të menduara që unë do e kujtoj gjithë jetën. Disa kanë ardhur në zyrën time dhe kanë parë një pikturë që ngërthen kaq shumë marrëdhënien SHBA-Shqipëri.  Ajo ka një kuptim të madh. Sa e rëndësishme është për të vazhduar për të ecur në rrugën e duhur. Do kemi edhe 100 vjet të tjera më entuziaste. Do të doja të shpenzoj pak sekonda për të folur për disa elementë të rëndësishëm që mbaj në këtë uniformë.  Ne kërkojmë frymëzimin, dhe zakonisht frymëzohemi nga qënia njerëzore. Në këto vite, ju kryeministër jeni mishërim i udhëheqjes. Mund të hyni në një sallë me drejtues të lartë të NATO-s, dhe brenda sekondës, këta kuptojnë se ka një qenie njerëzore unike që frymëzon çdo njeri tjetër. Në jetën time ju jeni frymëzim” – tha Wolters.

Pas