Aktualitet

Shqipëria sot heshtje zgjedhore, vetëm 24 orë larg ditës së votimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 24/04/21 |
Opi Nion

Pas një muaj fushate elektorale intensive nga partitë politike për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë 2021 sot na ndajnë vetëm 24 orë nga votimet, e pikërisht sot partitë politike ndoodhen ne heshtje zgjedhore.

Këtë të shtunë nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore përmes medias apo zhvillimit të mitingjeve e veprimtarive të tjera zgjedhore të partive ose kandidatëve.

Sipas ligjeve në fuqi nëse partitë politike shkelin rregullin e heshtjes zgjedhore, gjobiten nga KQZ me 500 mijë lekë dhe ankimi i vendimit për gjobën nuk e pezullon atë.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e nesërme, 25 prill, shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit, që prej mëngjesit, e deri në mbrëmje, për të zgjedhur qeverinë e re, që do të drejtojë për katër vitet e ardhshme vendin.

Ndryshe nga vitet e tjera zgjedhjet parlamentare të këtij viti zhvillohen në kushte pandemie. Të gjithë votuesit që do t’ju drejtohen qendrave të votimit  do t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë të detyrueshme. Sipas një vendimi të Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk do të lejohen të votojnë personat e infektuar me COVID-19./Opinion.al

Pas