Kryesore

Shqipëria shkatërron me 4 gola Moldavinë


               Publikuar në : 22:44 - 14/10/19 |
Opi Nion

Shqipëria ka mposhtur ditën e sotme Moldavinë me rezultatin e 0-4.

Serinë e golave e hapi Sokol Cikalleshi, i cili shënoi në minutën e 22-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Keidi Bare dyfishoi në minutën e 34. Më pas, ishte radha e debutuesit Lorenc Trashi të shënojë një gol mjaft të bukur.

Pjesë e parë përfundoi në favor të kuqezinjëve, të cilët dominuan 45 minutat e para. Edhe në pjesën e dytë, kuqezinjtë e drejtuar nga Reja zhvilluan një lojë të mirë dhe goli 4 erdhi nga Manaj ne minutën e fundit të kohës së rregullt./ Opinion.al E.Xh.

Pas