Ministria për Europën dhe Punët e jashtme i është përgjigjur ministrisë së Jashtme ruse, pasi këto të fundit mohuan sulmin në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Shqipëria ka dënuar faktin se Rusia e ka quajtur bombardimin e Konullatës si lajm të rremë, ndërsa ka bërë publike pamjet nga shkatërrimi i saj.
“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformomi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme”,-shkruhet në reagimin e ministrisë shqiptare./Opinion.al
1/1. #Albania condemns #Russia‘s use of #fakenews to deny the bombardment of the ?? Honorary Consulate in #Kharkiv.
?The images of demolition speak for themselves. pic.twitter.com/GpSQaEn9TT— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) March 17, 2022