Aktualitet

Shqipëria në rrezik nga ndryshimet e klimës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:52 - 03/01/23 |
Opi Nion

Ndryshimet klimatike po ndikojnë përherë e më shumë mbi natyrën dhe jetën e Shqipërisë edhe pse vetëm 28 mijë kilometra katrorë. Madje vendi ynë klasifikohet si një ndër vendet më të rrezikuara nga fenomenet ekstreme të ndryshimeve të klimës.

“E cituar në raportet ndërkombëtare ashtu edhe në ato kombëtare, Shqipëria është vendi më i prekur në rajon përsa i përket ndryshimeve klimatike. Këto ndryshime klimatike sjellin ngjarjet ekstreme të motit të cilat ne i kemi vënë re dukshëm vitet e fundit”-u shpreh Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave.

Eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni tha për Klan News se parashikohen rritje të temperaturave dhe gjithë efekteve që rrjedhin prej tyre.

“Shira më intensivë në periudha më të shkurtra, thatësira më të zgjatura, temperatura më të larta, të gjitha këto që janë efektet globale janë prezente dhe në Shqipëri, padyshim. Në Shqipëri duhen marrë masa më shumë ndaj adaptimit të këtyre efekteve të ndryshimeve klimatike”-u shpreh Ferruni.

Instituti i Gjeoshkencave ka në total 130 stacione manuale dhe 30 stacione automatike të cilët bëjnë vëzhgimet në territorin e Shqipërisë. Specialistja e IGJEO, Anira Gjoni thotë se ndryshimi i klimës ka sjellë dimër relativisht të shkurtër dhe më të butë. Ndërsa vera zgjat më shumë dhe është e nxehtë dhe e thatë.

Po të ndalemi kryesisht në vitin e fundit, 2022-in, është shoqëruar me javë me reshje ekstreme, pra kemi pasur sasi të larta reshjesh në periudha të shkurtra. Ky është një nga efektet pra që vjen prej ndryshimeve klimatike.Gjithashtu po të vëmë re gjatë periudhës së nxehtë të verës, muaji Korrik është muaji më i nxehtë por gjatë vitit që lamë pas kemi pasur 3 valë të të nxehtit të cilat kanë sjellë temperature shumë të larta dhe kanë arritur në vlera 4.4 gradë më të lartë sesa norma mesatare. Po bashkohen stinët”.

Shqetësimi për vendin tonë është se janë ulur në minimum rreshjet e dëborës dhe nuk ka më depozitim të saj në mjat e maleve por edhe reshjet mesatre vjetore.

Reshjet kanë rënë në 15% nga vlera që ato kanë pasur, mesatarja shumëvjeçare. Bëhet fjalë dhe për pjesën e reshjeve të shiut edhe të dëborës. Ajo që vlen të theksohet, e cila ka ndodhur prapë si ndryshim në klimën e vendit tonë është se reshjet e shiut nuk bien më në hapësirën kohore që ato duhet të zgjasnin zakonisht por kanë reduktuar kohën dhe kanë rritur intensitetin e rënies së tyre”.

Sipas ekspertëve rritja e temperaturave rrit ndjeshëm probabilitetin e ngjarjeve ekstreme, të cilat shoqëruan 2022 por pritet të shoqërojnë edhe 2023.

Java e parë e Janarit nis me anomali për muajin pasi nuk ka reshje dhe temperaturat ashtu si në javën e fundit të Dhjetorit do të vazhdojnë të jenë pothuajse në këto vlera termike. Dy javët e dyta pritet rënie e temperaturave shoqëruar me një sasi reshjesh, çka do të thotë se presim të kapim vlerat normale. Java e fundit e Janarit pritet të jetë sërish me anomali”.

Temperatura mesatare vjetore është rritur mbi një gradë celcius krahasuar me mesataren shumvjeçare. Ndërkohë që në vitin 2017 u regjistrua temperature rekord -29 gradë në Shtyllë të Korçës duke thyer mesatren shumë vjeçare të 30 viteve 1961-1990.

Matjet tregojnë se në vendin tonë është dyfishuar numri i ditëve me temperaturë 20 gradë celcius. Madje Dhjetori i 2022 kishte shumë ditë të tilla. Kjo gjë u dëshmua edhe me çeljen shumë para kohëve të mimozave por jo vetëm.

Por për ekspertin e mjedisit, Lavdosh Ferruni kjo do të sjell dëme shumë të mëdha në sektorin e bujqësisë.

Shohim që kanë çelur shumë lule, mimozat të parat dhe shumë lule të tjera. Në Janar ose në Shkurt priten ngricat dhe temperatura shumë të ulëta që rrëzojnë lulet që kanë çelur. Pra nuk kemi një produkt dhe bujqëisa direkt afektohet, kjo është jetike. Përveç ujit, afektohet dhe ushqimi. Biodiversiteti gjithashtu. Disa specie, qoftë bimore qoftë shtazore arrijnë t’i rezistojnë këtyre ndryshimeve klimatike e disa të tjera jo. Pra kemi humbje të biodiversitetit”.

Shqetësim për ekspertët mbetet dhe shfrytëzimi pa kriter i shtrertërve të lumenjve.

“Tashmë është evidente që tentimi i lumenjve, marrja e shtrateve inerte pafund që është e ndaluar me ligj si dhe në shumë vende të tjera. E dëmton shumë çështjen e erozionit që është evident në Shqipëri madje me përmasa shumë më të mëdha se në vendet e tjera të Europës. Shtrati i lumenjve nuk është në gjendje të akomodojë rrjedhjet në mënyrë të natyrshme për arsye të dëmtimit të tij”.

Efektet e ndryshimeve klimatike kanë filluar të bëhen të dukshme edhe për syrin e qytetarëve vitet e fundit, sidomos në vijën bregdetare. Brigjet kanë filluar të gërryen pothuajse në të gjithë bregdetin Adriatik në Shqipëri për shkak të ngritjes së nivelit të detit.

Erozioni ka përparuar frikshëm në shumë zona, madje në disa vende deti ka përparuar më shumë se 1 km në brendësi, duke shkatërruar pyjet bregdetare si dhe duke rritur përmbajtjen e kripës  në lagunat dhe fushat në afërsi të bregdetit.

Efektet e ndryshimeve klimatike kanë rritur numrin dhe dendësinë e zjarreve në Shqipëri.

“5 vitet e fundit ka ndryshuar dhe periudha në të cilën ne përballeshim me zjarret në pyje. Nëse para 10 vitesh periudha e zjarreve në pyje fillonte në Qershor me ngrohjen e temperaturave dhe përfundonte në fund të Shtatorit. Në vitet që jemi kjo periudhë fillon që në fund të Prillit dhe përfundon në Nëntor”.

Ekspertët thonë se Shqipëria ka nevojë urgjente për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura dhe mbrojtjen e hapësirave pyjore ekzistuese nga zjarret. Pyllëzimi mbronë tokën nga gërryerjet masive të dherave.

“Ne kemi vit për vit përmbytje, kjo është padyshim prej ndryshimeve klimatike por edhe çështje e sjelljes dhe menaxhimit që i bëjmë ne. Një arsye shumë e rëndësishme që ndodhin këto përmbytje është se ne kemi një dobësim të sistemit pyjor, prerjet masive që kanë ndodhur përgjatë luginave të cilat nuk absorbojnë dot reshjet nga pikat më të larta deri në det”.

Ata shtojnë se ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike e rrezikojnë Shqipërinë nga ultësira perëndimore, sepse me ngritjen vetëm 5 cm e nivelit të detit aty përmbyten hapësira të mëdha toke, që janë afër zeros ose nën nivelin e tij. Shqipëria nuk ndikon në klimën e globit, por është duke pësuar nga veprimtaria e shteteve të tjerë.

“Pjesa më e madhe e reshjeve është e përqëndruar në Shkodër, Lezhë dhe gjithashtu është pjesa e jugut të vendit. Drini, Buna dhe Vjosa kanë problem të shtuara”.

Ndryshimet klimatike kanë ndikim të madh edhe për situatën energjitike në vend. Qeveria shqiptare u detyrua që gjatë vitit 2022 të shpalli emergjencën energjitike për shkak të thatësirës. Por për ekspertët qeveria duhet të shfrytëzojë më mirë energjinë diellore.

“Ne si vend që kemi burime hidrike të pasura dhe kemi energji diellore të krahasueshme me vendet më të favorizuara në këtë drejtim, e kemi alternativën në tavolinë. Energjia fotovoltaike me energjinë e erës e bashkërenduar me energjinë hidrike është një zgjidhje perfekte për prodhimin e energjisë elektrike.
Çdo tentativë tjetër për të futur fosilet për prodhim energjie është një strategjie totalisht e gabuar jo vetëm për dëmin ekonomik në vend por edhe për kontributin global”.

Ngjarjet e motit ekstrem paraqet një kërcënim serioz për të gjithë popullsinë, por grupe të veçanta janë më të ndjeshme për shkak të.

Këto grupe përfshijnë të moshuarit dhe mundësisht të gjithë individët që kanë një aftësi të reduktuar për t’u kujdesur për veten e tyre, të tillë si fëmijët e vegjël dhe me aftësi të kufizuara, ata me sëmundje kardiovaskulare, respiratore dhe sëmundje psikiatrike.

“Simptomat më të lehta mund të jenë rënie e tensionit, marrje mendsh, dhimbje koke, lodhje e përgjithshme, të vjella. Dhë nëse këto simptoma nuk trajtohen në kohë ato mund të shkaktojnë atë që quhet goditje nga i nxehti që kërkon dhe trajtim spitalor”-tha për Klan News mjekja e familjes Ursina Hajdini.

Ngrohja globale po shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dyoksidi i karbonit e metani i cili çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti dhe sektori i industrisë.  Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e tokës. Kjo gjë shkakton ngrohje të menjëhershme të tokës duke shkaktuar efekte katastrofale për planetin edhe njerëzimin.

Temperatura mesatare e planetit po rritet deri në atë pikë sa po shkakton shkrirjen e shpejtë të akujve në Antrakditë dhe në Polin e jugut.

Ndryshimi i klimës është shkaktar për shumë fenomene të tjera, që sot po përballen shumë vende të botës, si tornadot, ciklonet , përmbytjet por edhe temperaturat ekstreme në të dyja vlerat , maksimale dhe minimale.

Ndërrimi i viteve i gjeti Shtetet e Bashkuara nën pushtimin e të ftohtit duke shkaktuar edhe dhjetra viktima. Ndërkohëq ë shume shtete të tjera janë përballur me përmbytje dhe katastrofa të tjera të shkaktuara për shkak të kimës e cila po ndryshon me ritme të shpejta. Modelet klimatike parashikojnë përkeqësimin alarmante, thatësira dhe zjarre për shkak të temperaturave më të ngrohta./ Klan News

Pas