Sport

Shqipëria miqësore në nëntor me kundërshtar modest


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 14/09/20 |
Al Do

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin, më 11 nëntor 2020.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program.

Kuqezinjtë pritet të udhëtojnë drejt Armenisë më 7 tetor 2020.

Në muajin nëntor, përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit, më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë, më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi./ Opinion.al

Pas