Bota

VIDEO/ Dështon lëshimi në orbitë, raketa shpërthen në flakë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 14/09/20 |
el ida

Përpjekja e parë e kompanisë “Astra Space Inc” për të lëshuar një raketë në orbitë ka dështuar. Raketa, rreth 11 metra e gjatë, u ngrit nga toka për rreth 30 sekonda përpara se të rikthehej sërish dhe të shpërthente më pas në flakë.

Testimi u krye në stacionin hapësinor të Paqësorit në Alaska dhe pavarësisht dështimit të kësaj tentative, kompania e quajti provën të kënaqshme.

“Astra Space Inc” po punon për të krijuar raketa të vogla dhe me kosto më të ulët, të cilat mund të dërgohen në orbitë çdo ditë. Ky ishte fluturimi i parë nga tre të planifikuara për t’u kryer në muajt e ardhshëm.

Në të kaluarën edhe SpaceX, të Elon Musk, iu deshën katër tentative për të gjetur suksesin. Musk reagoi pas dështimit të parë të raketës së “Astra Space Inc”, duke i dhënë kurajo teksa i kujtoi edhe dështimet e tij fillestare./Opinion.al

 

Pas