Aktualitet

Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, Basha publikon raportin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 11/07/20 |
Opi Nion

Kreu demokrat Lulzim Basha ka ngritur shqetësim për klimën e biznesit në Shqipëri, ndërsa ka publikuar këtë të shtunë, një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ku analizohen arritjet ekonomike për vendet e rajonit për  vitin 2018.

“Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar. Sistemi që RAMAVIRUSI ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash. Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje”, shkruan Basha ne rrjetin social FB.

Sikurse shihet në shifrat e publikuara nga ky raport Shqipëria paraqitet në shifra negative të balancave fiskale dhe me vlerën më të lartë të borxhit publik, që deri në atë kohë ishte 69.9%

Në këtë kontekst, në postimin e tij kryedemokrati Basha, shkruan se me taksën e sheshtë 9% që ai synon, klima biznesit më vend do të jetë e favorshme.

“Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes. E dimë që vendimet tona shkojnë kundër interesave të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin personal të Edi Ramës, por ne do t’i marrim këto vendime për ta pastruar ekonominë nga RAMAVIRUSI dhe për ta çliruar shumicën absolute të shqiptarëve nga depresioni dhe kriza RAMA. Ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune”, shkruan Basha./Opinion.al

 

https://read.oecd-ilibrary.org/governance/government-at-a-glance-western-balkans_a8c72f1b-en?fbclid=IwAR0VG01a3tXhpaqHUskThTinY7tPcIFOMuM4tdNZXXXX2VzxdLTmB7EYvuE#page43

Pas