Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria dhe Serbia me odë të përbashkët ekonomike, Kosova nuk merr pjesë

2016/08/24 at 6:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria dhe Serbia me odë të përbashkët ekonomike, Kosova nuk merr pjesë

Shqipëria dhe Serbia po përgatiten për mbajtjen e një forumi të përbashkët ekonomik, përmes të cilit do të promovohet krijimi i Odës ekonomike shqiptaro-serbe, me seli në Tiranë.


Në vazhdën e fuqizimit ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes avancimit të bashkëpunimit rajonal, gjatë ditëve të fundit kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, kanë vizituar homologët përkatës në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, për të vazhduar javëve në vijim në Kroaci dhe Slloveni.

Liderët e vendeve të rajonit kanë përkrahur fuqishëm bashkëpunimin ekonomik rajonal, të udhëhequr nga Odat Ekonomike. Mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet odave do ta japin edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama e Aleksandar Vuçiç, të cilët do të takohen në Nish më 14 tetor.

Takimet, në nivel rajonal, do të mund të shënojnë edhe fillimin e përurimit të njëprojekti të përbashkët rrugor që do të lidh Serbinë me Shqipërinë përmes Kosovës. Burime zyrtare në Serbi kanë theksuar ditëve të fundit se në takimin e Nishit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës.

Por, këta të fundit thonë se nuk kanë marrë asnjë ftesë për çfarëdo takimi që mund të zhvillohet në rajon.

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës zyrtarisht nuk është në dijeni të një takimi të tillë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka ftesë për këtë takim. E dimë që janë lansuar variante të ndryshme për pjesëmarrjen tonë atje, por ne nuk kemi ftesë dhe nuk do të jemi atje as në nivelin e përfaqësimit të shteteve që bëhen atje as në ndonjë nivel tjetër më të ulët”, ka thënë Avdullahu.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë, ndërkohë, u kanë bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të shtojnë interesimin dhe aktivitetet drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe kanë vlerësuar se ky bashkëpunim, përfshirë edhe me Serbinë – e cila nuk e ka njohur Kosovën – është “i paalternativë”.

Ata thonë të jenë të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithëse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i tha Radios Evropa e Lirë se takimi që organizohet në Nish kërkon një koordinim institucional dhe dakordim të tyre për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës, qoftë edhe në nivelin ekonomik.

“Oda Ekonomike vetëm ndihmon në normalizimin e raporteve në mes Serbisë dhe Kosovës… është një ndihmë e dialogut që udhëhiqet në Bruksel. Duhet të kuptohet që Kosova ka institucionet e veta, ka parlamentin, ka presidencën. Në këtë drejtim koordinohemi dhe nëse Qeveria e sheh të arsyeshme dhe rekomandon që të shkojmë atje, po shkojmë. Përndryshe, kjo nuk është fontanë dëshirash dhe unë nuk e kam komoditetin që sikryetar i OEK pa leje dhe pa qëndrim qeveritar të jem pjesë e çdo aktiviteti tjetër”, tha Gërxhaliu.

Projekti i Bashkimit Evropian për ndërtimin e autostradës që do të lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, është thënë se mund të jetë një nga mundësitë më të mira që duhet shfrytëzuar nga këto shtete dhe bizneset për të ndërtuar bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

Gërxhaliu thotë se autostrada Durrës – Prishtinë – Nish është një mundësi e mirë që do t’u mundësonte shteteve të rajonit të jenë të rëndësishme në tregjet e treta, duke ofruar shërbime dhe prodhime të rajonit.

“Si Odë Ekonomike e Kosovës jemi të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendojmë që bashkëpunimi kufitar nuk ka alternativë dhe ajo që e veçon dhe i jep substancë bashkëpunimit është infrastruktura”.

“Ne kemi dhënë rekomandime që lidhja e autostradës Nish – Merdarë – Prishtinë është e një rëndësie strategjike është një projekt i cili nuk duhet të analizohet vetëm nga dimensionin politik , pasi që sa ka rëndësi politike ka edhe rëndësi strategjike dhe ekonomike”, tha ai.

Gërxhaliu tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë në eliminimin e barrierave tregtare në avancimin e dialogut, si dhe duhet të bëhet më shumë në krijimin e kompanive të përbashkëta.

“Në Ballkan nuk mund të flitet për procese ekonomike pa marrë konotacion politik. Jemi dëshmitarë që agjendat politike janë të stërngarkuara, mirëpo besoj që bashkëpunimi ndërkufitar, rajonal, forcimi i imazhit të rajonit do të jetë objektiv i të gjithëve”, tha Gërxhaliu. REL

 

Etiketa: ekonomiaserbishqiperi


Ju sugjerojmë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
Para
Ja çfarë u ka dhuruar qeveria italiane të rinjve që…

Ja çfarë u ka dhuruar qeveria italiane të rinjve që...

48 shqiptarë jetojnë që zonën që u trondit nga tërmetet në Itali

48 shqiptarë jetojnë që zonën që u trondit nga tërmetet në Itali

Pengmarrje në Moskë, atentatori me rrip eksplozivi

Pengmarrje në Moskë, atentatori me rrip eksplozivi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
27 Qershor, 2026

Me 3 vende organizatore, 16 qytete dhe 48 skuadra që luajnë 104 ndeshje, ky i këtij viti është Botërori më...

Lexo më shumë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}