Rajoni

Shqipëria dhe Kosova përgatisin mbledhjen e përbashkët të dy qeverive


               Publikuar në : 15:26 - 13/04/19 |
b.f

Shqipëria dhe Kosova po përgatisin mbledhjen e radhës të përbashkët të dy qeverive. Lajmi është konfirmuar nga Fatmir Limaj, i cili mban edhe detyrën e Koordinatorit Kombëtar të dy qeverive. Shqipëria dhe Kosova po punojnë për finalizimin e heqjes së tarifave të romingut brenda qershorit të këtij viti, pavarësisht marrëveshjes së vendeve të Ballkanit për t’i hequr në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Limaj tha se dy qeveritë janë në rrugë të mbarë për zbatimin e marrëveshjeve të  nënshkruara në Pejë, përjashtuar atë të heqjes së kufijve ndërmjet dy vendeve për shkak të detyrimeve që ka Shqipëria ndaj BE-së pas liberalizimit të vizave. Mbledhja e radhës mes dy qeverive do të zhvillohet në Shqipëri./Opinion.al

Pas