Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpjegimi shkencor dhe psikologjik, pse disa njerëz nuk e besojnë Covid-19

2020/08/15 at 8:04 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Rusi dhe SHBA

Studimet shkencore thonë se njerëzit i peshojnë ndryshe kostot e menjëhershme me ato që vijnë më vonë. Megjithëse një dietë e shëndetshme është e rëndësishme për mirëqënien e së ardhmes, ne tundohemi drejt një ëmbëlsire me shumë sheqer. Edhe pse nuk kemi nevojë dhe ndoshta nuk e përballojmë dot blerjen e një telefoni të ri, ne përsëri tundohemi ta blejmë atë. Të jesh i shëndetshëm është një qëllim i largët, por ëmbëlsia e një torte është një kënaqësi e menjëhershme. Ju mund të keni smartphone-in e ri tani, por kostoja e tij do të shfaqet vetëm në deklaratën e kartës suaj të kreditit muajin tjetër.


Sipas “NBC News”, nëpërmjet kësaj teorie mund të shpjegohen dhe dy prej aspekteve më irracionale dhe shqetësuese që kanë ardhur nga Covid-19: përgatitjet tona (si shtet dhe komunitet) të pamjaftueshme për një pandemi, pavarësisht një sërë treguesish se ajo do të vinte dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për t’ju rikthyer normalitetit, megjithëse provat e qarta historike tregojnë se duke bërë këtë, thjesht e zgjasim më shumë pandeminë, duke bërë që situata të vazhdojë të jetë anormale për një kohë më të gjatë.

Truri ynë ka edhe një problem tjetër gjatë pandemisë. Ne kemi evoluar për t’u marrë me “rreziqe të qarta dhe të pranishme”. Evolucioni nuk na përgatiti për t’u përballur me një rrezik të padukshëm, që ndonjëherë i shfaq simptomat më vonë dhe herë të tjera, nuk shfaq asnjë.

Për më tepër, pasojat e infektimit me koronavirus nuk janë absolute dhe nuk përhapen në mënyrë të barabartë në gjithë popullsinë. Madje, statistikat tregojnë se probabiliteti aktual i vdekjes nuk është shumë i lartë, kështu që ne e hedhim poshtë atë pasojë që nuk vlen për ne – fenomen ky, i njohur si “zbritje e mundësisë”. Mungesa e simptomave të menjëhershme dhe probabiliteti (relativisht) i ulët i vdekjes do të thotë që truri ynë nuk e merr kërcënimin aq seriozisht sa duhet.

Përtej kësaj, kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi ndërkombëtare, siç janë pandemitë, ne presim që të mbështetemi te shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore për të na treguar faktet, dhe tek qeveria për të siguruar udhëheqjen dhe ndihmën e duhur.

Pa udhëzime të qarta nga qeveria, shumë prej nesh do të kontrollohen nga dëshira individuale për “shpërblime” të menjëhershme: kënaqësia e një feste ose mbledhja shoqërore, ndjenja e normalitetit nga një hundë dhe gojë e pambuluar. Kështu, injorohen pasojat e mundshme që do të shfaqen më vonë.

Të kuptuarit se si truri ynë funksionon, mund të na ndihmojë të jemi më efektiv në përpjekjet tona për të luftuar koronavirusin dhe për të bërë zgjedhje më racionale. Të gjithë duhet të përqendrohemi më shumë në efektet ose shpërblimet afatgjata për sjelljen tonë sesa në efektet ose kënaqësitë afatshkurtra të veprimeve të caktuara.

Kjo analizë u realizua nga Edward Wasserman, profesor i shkencave psikologjike dhe i studimit të trurit në Universitetin e Iowa-s dhe Thomas Zentall, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kentucky-t./Opinion.al

Etiketa: covidmosbesimshpjegim shkencor


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Karantinë dhe masa të reja për hyrjet në Greqi nga Shqipëria

Lokalet rrisin ndjeshëm çmimet për qytetarët që presin në Kakavijë

Danimarka bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në transportin publik

Danimarka bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në transportin publik

Tronditet Bashkimi Europian, Franca kërkon të dalë nga Europa e Bashkuar 

Normalizimi i raporteve mes Izraelit dhe Emirateve, reagon BE
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}