Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpirti binjak i çdo shenje horoskopi, ja si duket partneri juaj ideal

2018/04/05 at 11:49 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpirti binjak i çdo shenje horoskopi, ja si duket partneri juaj ideal

Nëse prej kohësh mendoni se shpirti juaj binjak thjesht nuk ekziston, gaboheni! Është dikush për çdo njeri, mjafton të keni besim te yjet që ky takim të ndodhë sa më shpejt. Vazhdoni të lexoni për të mësuar si është partneri ideal për ju, duke u bazuar vetëm në një të tregues të vetëm: shenjën e horoskopit.


Dashi
Partneri i përsosur për ju, është ai që ju dashuron pa kushte. Jeni njerëz që dashuroni në mënyrë të tillë dhe në krah meritoni një person që mund t’jua kthejë me të njëjtën monedhë. Duhet t’ju pranojë siç jeni dhe mos të përpiqet t’ju ndryshojë! Nëse i mungon shpirti aventurës apo ai konkurrues, nuk është shpirti juaj binjak. Si çdo njeri dhe ju keni të meta, por nëse partneri jua vë në dukje, lidhja juaj nuk e ka të gjatë. pra, personi që keni në krahë duhet të dashurohet dhe me defektet tuaja!

Demi
Gjithnjë jeni shqetësuar nga njerëzit që i marrin lidhjet me vrull dhe nuk i japin dashurisë kohën e duhur. Përpara se të hidhni një hap tjetër, ju dëshironi ta njihni mirë personin që keni krah. Pra, partneri ideal duhet të presë deri në momentin kur ju të jeni gati për të hedhur hapin e rradhës. Kurrë mos u nxitoni për hir të dikujt, sepse shpirti juaj binjak nuk do t’ju vendoste nën presion për të marrë vendime të nxituara.

Binjakët
I dashuri ideal për binjakët, është karizmatiku i grupit, energjiku që e sheh gjithmonë gotën gjysmë të mbushur dhe asnjëherë gjysmë bosh. Duhet t’ju bëjë të ndiheni e veçantë çdo ditë dhe të ndjeni fluturat në stomak sa herë e shihni. Nuk ka rëndësi nëse jeni takuar për disa javë ose disa vite, nëse ai ende mund t’ju bëjë të skuqeni dhe t’ju atëherë jini të sigurta që ai është shpirti juaj binjak.

Gaforrja
Shpirti juaj binjak duhet t’ju kuptojë në çdo situatë dhe mos t’ju paragjykojë. Ai e di kur ju keni më shumë nevojë për ta dhe është aty për ju. Partneri juaj ideal është “shpëtimtari juaj”. Ju dëshironi të përjetoni një lidhje të thellë emocionale me të dashurin sepse bisedat dhe lidhjet sipërfaqësore nuk bëjnë për ju. Keni nevojë për dikë me vetëbesim të lartë që t’ju inkurajojë dhe mos ta vendosë kurrë dashurinë tuaj në dyshim.

Luani
Shpirti juaj binjak ka vetëbesim dhe është i sigurtë në gjithçka që ai bën. Nuk kërkon vëmendjen tuaj sepse është krenar, por gjithmonë di si ta rrëmbejë atë, pa e kuptuar ju. Lufton për ju dhe është i aftë të bëjë çdo gjë për dashurinë. Shpirti juaj binjak është dikush që ju qëndron në krah dhe jo më poshtë apo më lart se ju.

Virgjëresha
Ju jeni shenja më kritike e zodiakut, ndaj shpirti juaj binjak duhet të jetë shumë tolerant dhe mirëkuptues. Duhet të ketë sens humori, sepse në të kundërt ju nuk do të tërhiqeshit. Virgjëresha është një shenjë serioze dhe me një partner serioz nuk do e kishte të gjatë lidhjen. Por për t’i rënë në sy virgjëreshës duhet të jeni perfektë në gjithçka që bëni.

Peshorja
Partneri juaj ideal është me këmbë në tokë dhe pikësynime të qarta. Nuk mund të qëndroni me dikë që është në ajër dhe nuk e di se çfarë do në jetë! Ai nuk duhet të flasë për martesën dhe fëmijët që në takimin e parë, por ta ketë të qartë se një ditë do të përfundojë me ju. Ai gjithashtu duhet të jetë miku juaj më i mirë. Ju dëshironi një marrëdhënie të ndërtuar mbi një bazë të fortë miqësie, ndershmërie dhe besimi.

Akrepi
Partneri ideal në sytë tuaj: Ai që di të kujdeset për ju. Ju jeni plotësisht të aftë për t’u kujdesur për veten, por i dashuri i zemrës suaj duhet të jetë çdo moment pranë jush. Kur ndiheni të humbur apo të pasigurt në vete, njeriu i zemrës duhet të jetë pranë jush për t’ju dhënë kurajo. Përveç dhuratave dhe gjërave materiale që ju lumturojnë pa masë, janë udhëtimet dhe kujtimet gjatë aventurave tuaja ato që ju mbushin zemrën.

Shigjetari
Partneri ideal i shigjetarit është një i rritur me zemrën e një fëmije. Ai është kaq i gjallë dhe i gatshëm të luftojë për dashurinë tuaj. Do t’i përgjigjet telefonatave tuaja në çdo orë të ditës, vetëm për t’ju dëgjuar zërin. Është optimist dhe ka sens humori. Nëse i dashuri nuk ju bën për të qeshur, atëherë nuk është shpirti juaj binjak. Edhe në qoftë se ai nuk mund t’i zgjidhë problemet tuaja, vetëm duke e patur pranë, do ju bëjë të ndiheni më mirë.

Bricjapi
I dashuri i përsosur për bricjapin është ai që respekton pavarësinë tuaj. Ai kurrë nuk pyet se pse nuk keni kohë për të, apo pse nuk i përgjigjesh telefonatave. Ai e di se kur ju punoni nuk shpërqëndroheni lehtë. Duhet ta pranojë që ju në jetë keni prioritete dhe kur punoni pak më shumë nga se duhet, jo se keni vënë punën para atij, por thjesht jeni shenja më punëtore e zodiakut. Edhe kur vendosni mure rreth zemrës suaj dhe mezi lejoni dikë t’ju afrohet, ai do ju dojë pa kushte e do t’ju vërtetojë që ju jeni një çift i pamposhtur.

Ujori
Shpirti binjak i ujorit është ai që ju shikon në sy dhe prek shpirtin tënd me një vështrim të vetëm. Ai është djali që dëshiron t’ju njohë ashtu siç ju njihni veten. Ai është i durueshëm dhe është i gatshëm të presë derisa ju të ndiheni të gatshme për të folur për gjithçka tuajën, për mirë apo për keq.

Peshqit
Tipi i djaloshit që është perfekt për ju është ai që ka një pamje tradicionale mbi dashurinë. Duhet të jetë romantik dhe t’ju përkëdhelë jo vetëm në momentet intime, por dhe me një mesazh apo telefonatë në mes të ditës. Ju nuk jeni kundër qirinjve dhe petaleve, por siç thamë më sipër, partneri ideal nuk duhet të jetë romantik vetëm në çaste të caktuara. Ai duhet t’ju bëjë të ndiheni të veçanta çdo ditë!

Burimi: Living

Etiketa: HoroskopShpirti binjak


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Kryemadhi: E njoh mirë Ramën, këto veprime i bën kur është në hall

Kryemadhi: E njoh mirë Ramën, këto veprime i bën kur është në hall

Habit këngëtarja e njohur: K*rvat janë bërë të zgjuara

Habit këngëtarja e njohur: K*rvat janë bërë të zgjuara

opinion lajm i fundit

LAJM I FUNDIT/ Përplasje me armë, dy të plagosur
















TE FUNDIT

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
14 Qershor, 2025

Një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Spanja. Sipas njoftimit të policisë, ai akuzohet se në vitin...

Lexo më shumë

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
14 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi laboratorin e ri ushtarak në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës....

Lexo më shumë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër
14 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video-prezantuese të deputetëve fitues në qarkun e Dibrës në...

Lexo më shumë

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë
14 Qershor, 2025

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi është kapur në flagrancë duke lëvizur në automjet në zonën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com