Life Style

Shpëton shokun nga sulmi i krokodilit, dy burrat përfundojnë në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:11 - 07/08/21 |
Opi Nion

Dy persona i kanë shpëtuar vdekjes nga sulmi i një krookodili në Australi, në zonën koralore.Të dy burrat, ushtarakë në profesion po notonin jashtë Gadishullit Cape York në Australinë Verilindore, kur njëri prej tyre u sulmua nga një krokodil i ujërave të kripura, rreth dy metra e gjysmë i gjatë, njoftoi Shërbimi i Ambulancës në Queensland.

Personi i sulmuar pësoi lëndime të rënda në kokë, gjoks dhe krahë, ndërsa shoku i tij nxitoi ta shpëtonte duke marr disa plagë në krahë. Një mjek i ushtrisë i cili po kalonte me makinë pranë vendit të aksidentit i shpëtoi ata duke i parandaluar gjakderdhjen para se të arrinin në spital, në një udhëtim prej gati 800 kilometrash, me gomone, helikopter dhe aeroplan.

Edhe pse të dy burrat tani janë në kushte të qëndrueshme, ekziston frika për jetën e më të riut, i cili u sulmua nga kafsha dhe pësoi lëndime shumë të rënda./Opinion.al

Pas