Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtimtari i zemrave

2016/10/29 at 1:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shpëtimtari i zemrave

Omer Xhemali ka lindur në një fshat malor shqiptar në Maqedoni. Tani ai është një specialist i kërkuar i zemrës në Spitalin e Qytetit në Zürich. – Gazeta kryesore zvicerane «Tages Anzeiger» portreton mjekun e famshëm shqiptar.


23 vjet në Maqedoni, 16 në Gjermani, 7 në Zvicër. E ku është atdheu juaj? «Spitali Triemli, këtu e kaloj të shumtën e kohës». Omer Xhemali qesh. Zëvendësshefi i kirurgjisë së zemrës vërtet punon shumë. Gati çdo ditë ai është në sallën e operacioneve dhe në fushën e tij u përket mjekëve në Zvicër që operojnë më së shpeshti.

Ndonëse spitalin pranë kodrës Uetliberg e konsideron atdhe të tij: Omer Xhemali është shqiptar, njëri nga 200 mijë sish në Zvicër. Këtë nuk e tregon vetëm mbiemri i tij, i cili për shumë njerëz është i njohur për shkak të gati kushëririt të tij për nga mbiemri dhe futbollistit profesionist Blerim Xhemaili. Prejardhjen e tregon edhe zyra e tij në Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës të Spitalit të Qytetit të Zürichut, në katin C të kullës së Triemlit, aty ku zhvillohet takimi. Ndërsa kryemjeku sjell një kafe espreso për vizitorin e tij, shikimi shkon te një pikturë e madhe, hyperrealiste e Nënë Terezës. Piktura paraqet shqiptaren mbase më të famshme, ashtu siç njihet, në një pozë përgjëruese dhe me fytyrë të rrudhur, e cila shpreh mirësi dhe ashpërsi njëkohësisht. Pikturën e ka bërë vëllai i një pacienti – në shenjë falënderimi. Në anën tjetër të murit më pak bien në sy dy simbole prej llaçi të shqiponjës dykrerëshe dhe të heroit kombëtar, Skënderbeut.

Omer Xhemali është shembulli i gjallë se edhe në Zvicër dhe në Gjermani është e mundshme diçka si një karrierë e pjatalarësit. Dhe ai na tërheq vërejtjen të sillemi përzemërsisht me emigrantët – sidomos kur punojnë në gastronomi. Ndonjëri prej tyre në ditë mund të na shpëtojë jetën si mjek.

Përkundër prejardhjes të cilën e ekspozon qartë, Xhemali qëmoti është integruar në Zvicër. Dialektin zviceran e kupton pa asnjë problem. Me gruan e tij dhe dy fëmijë ai jeton në një zonë rurale në kantonin Aargau, i integruar si është më së miri, siç thekson. Si mjek ai përfaqëson interesat e Shoqatës Zvicerane të Kirurgjisë së Zemrës te kolegët gjermanë, kur bëhet fjalë për udhëzime të reja. Ndonëse mysliman, ai kur bëhet fjalë për fenë nuk dallon në mënyrë thelbësore nga shumica e zviceranëve. Gati kurrë nuk shkon në xhami, herën e fundit ishte kur mbajti një fjalim për sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. «Më me qejf pi një gotë verë», thotë ai. Te pacientët që reagojnë të irrituar nga mbiemri i tij, ai fiton besim brenda pak minutash me karakterin e tij të përzemërt dhe të hapur.

Me një gjermanishte të kultivuar letrare Xhemali tregon versionin e shkurtër të jetës së tij. I lindur në vitin 1970, ai u rrit si fëmijë i vetëm i një çifti mësuesish në një fshat shqiptar në një rajon malor të Maqedonisë. Herët ai kishte dëshirë të studiojë mjekësinë. Në Shkup e refuzuan, në Sarajevë pati sukses. Pas shërbimit ushtarak në Armatën jugosllave ai më 1990 filloi studimet në Sarajevë. «Atëbotë ishte qetë në qytet, kam pasur një jetë të mirë», kujton Xhemali atë kohë. Por kishte pak para. Xhemali kreu shpejt provimet dhe vitin e dytë të studimeve e financoi duke punuar gjatë verës në Gjermani.

Por pastaj shpërtheu lufta në Bosnjë dhe Sarajeva u rrethua nga trupat serbe. «Nga njëra ditë në tjetrën miqtë dhe fqinjët u bënë armiq», thotë Omer Xhemali. Ai u përpoq të largohet nga qyteti i rrethuar. Për të kaluar pak kilometra nga qendra e qytetit deri te aeroporti, atij iu deshën disa ditë. Atje mori avionin e fundit për t’u larguar nga Sarajeva. «Avioni ishte plot e përplot, unë qëndrova në këmbë me udhëtarë të tjerë», thotë ai.

Përkundër luftës dhe pasigurisë, Xhemali patjetër dëshironte të studionte mjekësinë. Korrupsioni dhe kushtet e pranimit që ishte e pamundshme të plotësoheshin në Shkup, e çuan atë në Gjermani, një vend që e njihte nga puna gjatë verës dhe ku kishte farefis. Mori një vizë studentore dhe kishte një vit kohë për të grabitur një vend për të studiuar. Në mbrëmje punonte në një piceri, së pari në kuzhinë, pastaj si kamerier. Gjatë ditës Xhemali mësonte gjermanisht në një shkollë pedagogjike. Pasi kishte konkurruar në 32 universitete dhe pak para skadimit te afatit, atij iu nda një vend për studim në Mainz. «Isha 23-vjeçar kur aty zbrita nga treni, kisha sall një valixhe dhe 700 marka dhe nuk njihja askënd», tregon Xhemali. «Ndoshta ky ka qenë momenti më i vështirë në jetën time».

Por Xhemali e shfrytëzoi shansin dhe së shpejti ra në sy. Në të vërtetë studimet e tij të pjesshme në Sarajevë nuk u pranuan, por ai kishte përparësi sa i përket dijes. Së shpejti një profesor anatomie atij i dha vendin e punës shumë të kërkuar të tutorit, përmes të cilës Xhemali mund të financonte veten. Pas studimeve ai gjeti një vend të rrallë pune si mjek asistent në Frankfurt dhe u shkollua më tutje si specialist i kirurgjisë së zemrës. Me atë rast ai duhej të vazhdonte vizën çdo vit – deri më 2005 kur u bë shtetas gjerman.

Xhemali ka kaluar shumë sfida për t’u bërë specialist zemre. «Për këtë do të mund të shkruaja një libër», thotë ai. Dëshira për këtë profesion u zgjua herët te ai. Gjyshja e tij nga ana e babait, e cila ishte kujdesur shumë për të, ishte e sëmurë nga zemra dhe vdiq, kur Xhemali ishte 9-vjeçar. «Kujdesi shëndetësor nuk ishte i mirë dhe nuk kishim as mundësi financiare», thotë ai. Pas vdekjes së saj Omer Xhemali dëshironte të bëhej mjek për të ndryshuar këtë. Edhe gjyshi i tij ka lënë gjurmë në karakterin e tij: «Heronj të tij ishin pilotët dhe mjekët», kujton Xhemali. «Ai përherë thoshte: ».

Xhemali çohet në këmbë dhe shkon te muri, ku janë të varura fotografitë nga një koncert i AC/DC dhe nënshkrimi i Angus Young. Një pacient mirënjohës e ka ftuar në koncert. «Ky kontakt i ngushtë me njerëz është arsyeja që ushtroj profesionin tim», thotë ai. Puna e tij në Spitalin e Qytetit ia bën të mundshme këtë. «Nuk dua të jem shkencëtar me famë botërore, por dua t’ju ofroj pacientëve të mi trajtimin më të mirë të mundshëm». Megjithëkëtë, ai këtu mund të jetë edhe inovativ. Jo vetëm në kuadër të aleancës që kanë lidhur këtë vit Spitali i Qytetit Triemli dhe Spitali Universitar i Zürichut. Edhe në Spitalin e Qytetit ai teston metoda të reja. Së fundi ai për herë të parë në Zvicër përdori një lloj sistemi për mbylljen e zemrës. Kësisoj ai pas një operacioni të valvulave të zemrës arriti të mbyllë një prerje të vogël në zemër pa qepje.

Kompetencën e tij shkencore Xhemali e sjell edhe në vendlindjen e tij. Në Shkup, aty ku e kishin refuzuar si student, ai ka ndihmuar të etablohet Klinika Universitare e Kirurgjisë së Zemrës. Ai shkon rregullisht atje për të operuar. Dhe mjekë nga Shkupi vijnë rregullisht në Triemli për të nxënë dije të reja. Krahas kësaj Xhemali angazhohet në një shoqatë kulturore, e cila përkrah fshatin ku ai u rrit. «Dua të jem shembull», thotë ai.

 



Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
E plotë/ Guximtar Boçi: Goditja ndaj meje ka prapavijë politike

E plotë/ Guximtar Boçi: Goditja ndaj meje ka prapavijë politike

Foto/ Justin Timberlake komplimenton artistin shqiptar

Foto/ Justin Timberlake komplimenton artistin shqiptar

Ankoheni se nuk keni fat në dashuri? Këto janë tre gabimet që bëni

Ankoheni se nuk keni fat në dashuri? Këto janë tre gabimet që bëni
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}