Kronikë

Shpërthimi në Ksamil,i lënduar një 28-vjeçar, policia jep detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 30/07/21 |
Opi Nion

Policia e Sarandës ka dhënë informacione për shpërthimin e ndodhur ditën e sotme në një karburant në hyrje të Ksamilit.

Sipas policisë një person ka mbetur i lënduar teksa zjarri është neutralizuar nga zjarrfikësit që kanë ndërhyrë menjëherë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:26, në Ksamil në një pikë karburanti. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga pakujdesia, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç, i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas