Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e biznesit të Shaban Agës në Durrës.
Sipas News 24, Familjarët janë shprehur se janë tronditur nga ngjarja duke theksuar se nuk është hera e parë që iu ndodh një sulm i tillë.
“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm i Agës me një person me iniciale D.K.
Policia bëri me dije se shtetasi D.K., 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur sasinë e lëndës plasëse, ndërsa thekson se po punohet për kapjen e tij.