Bota

Shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re, policia: Nuk ka të mbijetuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:25 - 10/12/19 |
xhu lia

Gjatë ditës së hënë vullkani Ishulli i Bardhë në Zelandën e Re ka shpërthyer duke shkaktuar deri tani 5 viktima.

Sipas mediave të huaja aeroplanët që kanë fluturuar mbi vullkanin Ishulli i Bardhë në Zelandën e Re nuk kanë identifikuar ndonjë të mbijetuar pas shpërthimit.

Rreth 50 persona besohet se kanë qenë duke vizituar ishullin e pabanuar. 23 persona kanë arritur të shpëtohen, disa prej të cilëve janë përballur me djegie të rënda.

Sipas policisë të gjithë personat që janë gjetur të gjallë janë evakuuar.Ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur të kryejnë kërkime në ishull për shkak të rrezikut të shpërthimeve të reja.

Disa turistë janë parë duke ecur shumë afër vullkanit, vetëm disa minuta para se ai të shpërthente.

“Bazuar në informacionet që kemi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar në ishull”, -kanë thënë zyrtarët policorë.

Ishulli i Bardhë, i njohur ndryshe edhe si Ëhakaari është vullkani më aktiv në Zelandën e Re./Opinion.al/

 

Pas