Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi i Sesilia Plasarit: Shembja e Teatrit do të ishte varri i Edi Ramës!

2018/07/09 at 10:20 AM
në -Kulturë, Aktualitet
Kohë leximi: 7 min
A A
Shpërthimi i Sesilia Plasarit: Shembja e Teatrit do të ishte varri i Edi Ramës!

Regjisorja e njohur Sesilia Plasari është pozicionuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ajo ka qenë aty që në nisjen e protestave dhe vazhdon të mbetet një zë i fortë e kritik ndaj qeverisë dhe posaçërisht kryeministrit. Seslia madje kujton edhe një moment nga koha kur Rama ishte Ministër Kulture dhe thoshte: “Do t’ia fal Peter Brook-ut Teatrin Kombëtar se ‘këta’ nuk e kuptojnë bukurinë e teatrove të vjetër”.

Më poshtë intervista e plotë

Pyetje: Si e konsiderini votimin në parlament të ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar?

Sesilia Plasari: E konsideroj një akt krejt normal për një qeveri totalitare si kjo që kemi. Ne e dime se ç’bëhej në Shqipëri në kohën e diktaturës komuniste, e kemi jetuar. A mund të imagjinohej dot të hidhte një ide Enver Hoxha, të kishte një tekë apo dëshirë, dhe të mos ja votonte Kuvendi Popullor? Jemi krejt në të njëjtën situatë. Atëhere merreshin jetë, tani merren pasuri kombëtare, por edhe jetë, në shumë lloj prizmash.

Edi Rama, si Hitleri ka edhe ai arkitekturën personale për Rajhun e vet, e ka “mprehur shpatën” edhe njëherë dhe kësaj rradhe ështe teatri që duhet ta pësojë! Ka ndoshta njerëz që nuk e kuptojnë ende se jemi në diktaturë. Në regjimin e Enverit kishte gjithashtu që nuk e dinin, që e qanin pa teatër kur vdiq. Është vuajtje për ata që kanë sy e shikojnë dhe kanë vesh e dëgjojnë. Ata duhet të presin që të tjerët të mbarojnë qoftet dhe birrën, ose t’ju bjerë një hall personal i cili u hap sytë për të parë se nuk kanë rrugë tjetër: ose të qërohen nga ky vend, ose të bëhen skllevër, duke u përpjekur të shtiren sa më të gëzuar e duke dhënë sa më shumë prova dashurie dhe besnikërie për diktatorin.

Pyetje: Artistët kanë muaj që protestojnë në mbrotje të godinës, a e konsideroni kete nje situate normale me te cilen po perballen ata?

Sesilia Plasari: Krejt normale ajo që bëjnë mbrojtësit e teatrit, në kushtet konkrete. I heq kapelën listës së artistëve faqebardhë, që po shtohet çdo ditë e më tepër. Është dhe një listë tjetër, ajo e vogla, që i bii të jetë e faqezinjve, ndonëse e them me dhembje këtë fjalë. Ne e dimë shumë mirë që jo të gjithë ata e kanë shitur teatrin për përfitime personale duke i dhënë prova dashurie dhe besnikërië diktatorit. Ne e dime shumë mirë se ka nga ata të cilëve ju është bërë presion, që janë kërcënuar, si dhe ka nga ata që kanë dashur të jenë “në rregul” me regjimin totalitar nga frika se mos e gjejnë veten jashtë sistemit, duke mbetur pa punë, pa bukën e gojës. Gjithsesi kjo nuk përbën një justifikim, por nuk mund t’ju kërkohet njerëzve të jenë heronj me zor, ose të kuptojnë me zor se ç’do të thotë shkatërrim i qëllimshëm i një vlere të pashembullt historike dhe aq më tepër për ç’qëllime e me ç’mënyra!

Ka nga ata që nuk duan ta vrasin mendjen, por duan të ndjekin grigjën. Situata me të cilën përballen, e po rezistojnë artistët dhe qytetarët, është anormale, groteske, çmendurore, absurde, kriminale, është një dhunim i paparë, jo vetëm për ta, por për kryeqytetin, për Shqipërinë e tërë, si në planin konkret, dhe në atë simbolik. Por në sofren shqiptare, marrëzia, paturpësia dhe cinizmi janë ulur këmbëkryq nën petkun mavi të atyre që cilesohen me termin “rilindas” dhe të majtë. (Unë mendoj se Shqipëria nuk ka pasur ende një të majtë të vërtetë të denjë për këtë emër në historinë e saj dhe Partia Socialiste aktuale e mbulon të majtën me turp). Zoti Majko, (i cili është emri i vetëm në atë parti të cilin unë e bashkangjis me fjalën “zot”), është ndoshta një filiz, ndonëse i thinjur, i një të Majte për të qenë. Nuk e di se si do mund të shkulen mercenarët e tjerë.

Jam shumë e prekur nga vendosmëria e atyre që protestojnë për ti shkuar mbrojtjes së teatrit deri në fund, por në kushtet kur pushteti kontrollon totalisht mediat vizive dhe kur protesta pothuajse nuk mbulohet, zërat sqarues, emancipues e frymëzues të saj nuk shkojnë atje ku duhet të shkojnë, që ajo të fitojë masivitetin e duhur. Në këto kushte, kur themi teatri, themi Shqipëria.

Pyetje: Dini ju një rast të ngjashëm kur artistët janë detyruar të protestojnë në mbrotje të një trashëgimie kulturore?

Sesilia Plasari: Nëse vendet europiane kanë në çdo hap godina që përbëjnë vlera monumentale kulturore e historike kjo ndodh se ata nuk kanë prishur një për të ndërtuar një tjetër, por i kanë shtuar ato gjithë duke restauruar e ruajtur me fanatizëm ekzistueset. Dhe mos kujtoni se promotorët imobiliarë janë më pak peshkaqenë se këtu, dhe se nuk ka nëpër botë kryetarë bashkish të korruptuar që bashkëpunojnë me ta, por qytetarët, duke filluar nga intelektualët dhe artistët kanë një traditë të jashtëzakonshme militantizmi për këto çështje. Presioni nga ana tyre është shumë i madh dhe ndodh shume rrallë, aty-këtu ndonjë prishje, që është si nje pikë uji në detin e pafund të vlerave të kësaj natyre që disponojnë vendet evroiane.

Ne kemi vetëm një ! Vetëm këtë ! Do të ishte e paimagjinueshme në nje vend të huaj të shembej një godinë e një rëndësie të tillë. Mund të shembej, në pamundësi për tu restauruar, por për tu rindërtuar përsësi, me projektin e origjinës, për të bërë një kopje të saj. Unë për vete gjithnjë kështu e kam menduar “një teatër të ri”, kur ka qënë fjala për të zëvëndësuar egzistuesin, të ri po atje, po ashtu.

Shembuj ka plot, pa hyrë në detaje, ka artistë që i kanë okupuar territoret dhe i kanë mbajtur me vite, gjithë duke punuar, duke bërë shfaqje brenda. Nje nga rastet e koheve te fundit ështe ai i teatrit Vallet në Rome, që mbahet “i pushtuar” që prej vitit 2011.

Edi Rama në fillimet e tij si Ministër Kulture asistoi në një shfaqje në teatrin parisian “Bouffe du Nord” të Peter Brook, një teatër i braktisur që kërcënohej nga shembja dhe që Peter Brook e shpëtoi duke e restauruar thjesht për konfortin e artistëve, pa prishur asgjë nga “plagët” e kohës, duke e lakuriqësuar, duke i hequr perdet dhe çdo gjë që e mbulonte e duke nxjerrë në pah dhe fiksuar bukurinë e vizatimeve që dora e kohës kishte sajuar duke prishur suvanë sipas qejfit të saj. Edi Rama erdhi i frymezuar dhe tha : “do t’ia fal Peter Brook-ut Teatrin Kombëtar, se “këta” nuk e kuptojnë bukurinë e teatrove të vjetër”. Papritur bukuria e parave të “Fushës” bleu bukurinë e vizatimeve të kohës, bashkë me shpirtin e distiluar të kombit.

Pyetje: Ndërtimi i kullave përreth sa e cënon zhvillimin artistik të artit skenik në Shqipëri?

Sesilia Plasari: Zhvillimi i artit skenik në Shqipëri si kudo në botë ka surprizat e veta, trajektoret e tij nuk mund ti parashikojmë dot. Nuk dua ta konsideroj eventualitetin e kullave, as e shtroj dot si mundesi, nuk besoj kurrë që shqiptarët do lejojnë që kjo të ndodhë. Por shpirtin e artistëve të vërtetë ato nuk do ta sfidonin dot gjithsesi, përkundrazi, lartësia e kullave, e monumenteve të parasë, e monumenteve të përdhunimit, artistëve të vërtetë veçse mund t’ju rritë tundimin e lartësive, dhe jo atë të hedhjes në bosh, por tundimin per t’ju përgjigjen këtyre partënerëve me një lartësi tjetër, atë të njeriut të paepur, të transhendencës shpirterore.

Arti shpesh arrin kulme në rastet e diktaturës dhe të presionit, por konkretisht, tek ne, duke e ditur se si funksionon, kam frikë se artistët e vërtetë do eliminohen krejtesisht nga pushtetarët, kjo tashmë ka filluar qoftë dhe me largimin e sa e sa të rinjve të talentuar që nuk gjetën as edhe një mundësi për ta bërë jetën në atdhe. Ata që do të lejohen të punojnë, ata që do “lulëzojnë” do jenë artistet lajkatarë, shpirtshitur, që mundohen të fitojnë terren me këto mjete pikërisht për të kompensuar mediokritetin e tyre shpirtëror dhe artistik: se këto të dyja shkojnë bashkë! Në këtë rast, në kontrast me kullat, njeriu do shpërfaqej edhe më i vogël, më i mjerë, më i përmjerë.

Sipas jush cila do te ishte zgjidhja me e mire per kete debat qe zuri fill nga propozimi i nje kompanie private per ndertime kullash?

Debat? Ku ka debat? Ka një vendim (pothuajse) unanim, me nje abstenues e nje mungues, një ligj të sajuar për ti lënë dorë të lirë krimit, duke mos u ndeshkuar fajtoret. Kush mund te beje debat qe ngre peshe? 70 arkitektet? Inxhinieret?Firmetarët e peticionit?Shoqeria civile? Intelektualet ? Te gjithe ata qe po mundohen te sensibilizojne kë të mundin janë shumë dinjitozë por nuk degjohen prej atyre që votojë. Ata janë bllok graniti rreth udhëheqësit. Kjo eshte diktatura! Unë njoh midis tyre njerëz që nuk e quajnë të drejtë këtë vendim por e ndjekin në krim! Ndjekin një njeri të çmendur që po bën hara-kiri dalëngadalë duke vrarë paraprakisht gjithçka që për të tjerët është e shenjtë. Protestuesit dje u zotuan ta mbronin teatrin me gjakun e tyre. A do derdhë gjak Edi Rama për ta marrë Teatrin? Zgjidhja më e mire ? Duhet të dëgjohen arkitektët tanë shqiptarë, bijte e bijat e këtij kombi, të cilët ja kanë dhënë diktatorit zgjidhjen në letrën e tyre me 70 firma ku konfirmohet mundësia e plotë e restaurimit të teatrit. Janë njerëz si ata e ardhmja e Shqipërisë dhe jo i sëmuri Edi Rama. Shembja e teatrit do të ishte varri i Ramës, një varr shumë i nderuar për të, nuk e meriton. Teatri do shpëtohet. Unë besoj tek populli im dhe i bëj thirrje kujtdo që më lexon të ndihmojë sado pak për këtë.

/Opinion.al


Etiketa: akuzadiktatorramaregjisoreSesilia Plasariteatri


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

16 Maj, 2025 9:50 am
Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama
Aktualitet

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

16 Maj, 2025 9:41 am
Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë
Aktualitet

Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë

16 Maj, 2025 9:38 am
Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
Aktualitet

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

16 Maj, 2025 9:15 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

16 Maj, 2025 9:08 am
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

16 Maj, 2025 9:01 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

16 Maj, 2025 8:50 am
‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
Aktualitet

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

16 Maj, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

16 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

16 Maj, 2025 8:11 am
Para
Horoskopi javor i dashurisë, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën nga shenjat

Horoskopi javor i dashurisë, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën nga shenjat

Ruçi: Edi Rama, njeriu më i pakënaqur në qeverinë e tij

Parlament/ Ruçi: Do verifikojmë ankesën e opozitës për parregullsi në votimin e ligjit për Teatrin

Selena Gomez e shokuar pas fejesës së Justin Bieber, këngëtarja pushtohet nga dilemat

Selena Gomez e shokuar pas fejesës së Justin Bieber, këngëtarja pushtohet nga dilemat
















TE FUNDIT

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
16 Maj, 2025

Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ me grusht brenda ambienteve të qendrës së...

Lexo më shumë

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në...

Lexo më shumë

Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë

Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë
16 Maj, 2025

Nga mbrëmja e së enjtes e deri mëngjesin e sotëm moti i ngrohtë e me diell ua ka lënë vendin...

Lexo më shumë

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
16 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e numërimit të votave preferenciale në 12 qarqet e vendit sa i takon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com