Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar para një zyre elektorale në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 18 të qytetit, ndërsa zyra elektorale i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Lënda plasëse është vendosur në hyrje të zyrës elektorale, ndërsa sasia ka qenë e vogël.
Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimin për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.
Incidenti i rëndë është i pari i këtij lloji gjatë kësaj fushate elektorale