Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se ndaj një makine është vendosur tritol. Mjeti në fjalë ka qenë i parkuar në rrugën “Martin Camaj” në lagjen “Rus”.
Ndërkohë mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.