Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi miraton shtyrjen e afatit për investimet strategjike

2025/01/31 at 8:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi miraton shtyrjen e afatit për investimet strategjike

Pas 9 orëve debat, pak pas mesnatës dhe pa praninë e deputetëve të opozitës, Kuvendi kaloi për votim disa projektligje dhe çështjen e dërgimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj në Gjykatën Kushtetuese.


Me 73 vota pro të shumicës socialiste, Kuvendi miratoi ndryshimet në projektligjin për investimet e strategjike. Me ligjin zgjatet me 2 vite afati i përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze më 4 dhe 5 yje si dhe shtyhet deri më 31 dhjetor 2026 afati për aplikimin për investime strategjike.

Ndërsa projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, u miratua me 68 vota pro, pasi tre socialistët Erjon Braçe, Pandeli Majko e Petro Koçi abstenuan. Ky ligj përjashton nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave për një periudhë 10 -vjeçare, strukturat që përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026.

Kuvendi miratoi gjithashtu edhe ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.

Gjithashtu kuvendi miratoi me 74 vota kërkesën e qeverisë për të marrë hua 77.5 milionë euro, nga BERZH për mbylljen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe për ndërtimin e linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Pro kësaj kërkese veç socialistëve votoi edhe deputeti i PD-së, Bujar Leskaj.

Ndërsa u rrëzua kërkesa e PD-së për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Për mosdërgimin e kësaj çështje në Kushtetuese votoi si partia socialiste edhe deputeti demokrat Bujar Leksaj, ndërsa 12 deputetë të PS-së abstenuan.

Shumica socialiste rrëzoi edhe kërkesën e PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për projektin “Marina & Jahtet e Durrësit”dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Klan News



Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Gjermania në krizë, çfarë pritet nga qeveria e re?

Gjermania në krizë, çfarë pritet nga qeveria e re?

Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona

Eksploziv një lokali në Fushë-Krujë, raportohet vetëm për dëme materiale

Sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}