Kronikë

Shpërthim eksplozivi në një lokal në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:57 - 19/05/22 |
Opi Nion

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një lokal në fshatin Radhimë të Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30, ndërsa nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, lokali është në pronësi të një personi të identifikuar me inicialet GJ.N., por së fundmi lokali i ishte dhënë me qira një tjetër personi me iniciale S. Sh.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas