Kronikë

Taksia del nga rruga në aksin Milot- Mamurras, humb jetën një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:07 - 19/05/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Milot- Mamurras.

Mësohet se një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt. Për shkak se përplasja ka qenë e fortë, ka humbur jetën një grua e cila ndodhej brenda automjetit.

Në mjet udhëtonin viktima me 3 fëmijët dhe drejtuesi i taksisë. Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit i ka dërguar ata për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pas