Vasil Shabani është marr si i pandehur nga Gjykata e Posaçme, pasi akuzohet për korrupsion zgjedhor duke pranuar kështu kërkesën e SPAK e cila prej disa muajsh e kishte nën hetim dosjen.
Shabani u kap disa javë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 në Pukë, ku po qarkullonte me të dhënat e 27 qytetarëve dhe fleta të ngjashme si ajo e votimit me vete.
Atij iu gjetën gjithashtu edhe 500 mijë Lekë të rinj që dyshohet se do i shpërndaheshin votuesve. Ndërkohë nën hetim është marrë edhe një person tjetër.