Kronikë

Shpejtësi mbi normën e lejuar, policia pezullon 24 leje drejtimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 10/10/21 |
Opi Nion

Policia njofton se prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat nga 1 muaj deri në 6 muaj.

Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre.

Policia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Pas