Rajoni

Shpallja “non grata” e zyrtarëve, Rusia: Vendimi i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 23/10/21 |
Opi Nion

Pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve rusë nga ana e Republikës së Kosovës, ka reaguar ambasada ruse në Serbi.

Në reagimin e ambasadës ruse theksohet se nuk e njeh vendimin e Kosovës, pasi nuk e njeh pavarësinë e saj dhe për rrejdhojë vendimi nuk ka fuqi ligjore.

“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, qeverinë rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi ditën e djeshme shpalljen “non grata” të dy diplomatëve rus, të cilët kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, -thuhet në njoftimin e presidentes./ Opinion.al

Pas